• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Rrëmbeu ish-të fejuarën, i vrau babanë dhe i plagosi nënën! Kush është Refit Buzi dhe çfarë dihet për vajzën që rrëmbeu dhe u zhduk

admin by admin
July 24, 2026
in News
0
Rrëmbeu ish-të fejuarën, i vrau babanë dhe i plagosi nënën! Kush është Refit Buzi dhe çfarë dihet për vajzën që rrëmbeu dhe u zhduk

Personi që shikoni në foton qendrore është Refit Buzi, 35 vjeç nga Fieri. Ai ka shkuar sot në mëngjes në banesën e familjes Plaka dhe dyshohet se me një çifte ka vrarë babanë e ish të fejuarës dhe ka plagosur rëndë nënën e saj.

Refiti nuk është ndalur me kaq, ai ka rrëmbyer me forcë Rozalindën 24 vjeçare dhe e ka futur në makinë nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe janë zhdukur në drejtim të paditur.

Ajo që dihet deri tani është se Refiti është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, së bashku me të fejuarën, Rozalinda Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Aktualisht nuk dihet asgjë për fatin e tyre edhe pse policia thotë se po i kërkon në drejtime të ndryshme.

Në vendngjarje sakaq kanë dalë dëshmitë e para. Vëllai i viktimës, në një reagim për media, ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar, kjo pasi ish-dhëndri i familjes kishte kërcënuar disa herë se, në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.

Ja çfarë tregoi ai: “Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar. Kur hyra brenda pashë tim vëlla të shtrirë atje…”, tha ai.

Nipi i viktimës ka rrëfyer momentet e para të ngjarjes, duke deklaruar se u zgjua nga zhurma e të shtënave dhe tentoi të njoftonte menjëherë Policinë.

“Dëgjova krisma rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ishim të gjithë në gjumë. U zgjova dhe dola në ballkon, dëgjova zhurmë nga shtëpia e xhaxhait. Pastaj dëgjova krismën e dytë. I rashë policisë, por nuk e hapte telefonin. Kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Personi në fjalë është kapur disa herë, policia e kapte, prokuroria e nxirrte dhe ja sot ndodhi kjo ngjarje e rëndë”, u shpreh ai.

Sipas dëshmisë së tij, familja kishte qenë në dijeni të konflikteve të vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe ish-bashkëshortes së tij, ndërsa ai pretendon se 35-vjeçari e kishte kërcënuar më herët të renë, edhe në Tiranë.

“Nusja e xhaxhait është në spital, nuk e dimë si është gjendja. Ai ka marrë me vete edhe vajzën, e cila është 24 vjeçe. Kanë pasur konflikte të vazhdueshme. Kanë qenë të martuar, janë ndarë dhe sot ndodhi kjo tragjedi. Ai ka shkuar edhe në Tiranë dhe e ka kërcënuar vajzën. Policia e ka marrë disa herë, por e kanë nxjerrë”, deklaroi nipi i viktimës.

DINAMIKA E NGJARJES

Një djalë i ri është zhdukur sot në mëngjes, pak pasi shkoi te shtëpia e familjes së ish gruas së tij dhe hapi zjarr duke i kurrë jetën babait të bashkëshortes me të cilën është ndarë dhe duke plagosur rëndë nënën e saj. Nuk është mjaftuar me kaq, me armën e gjahut në krah, ka rrëmbyer ish gruan dhe janë larguar në drejtim të paditur me makinën e tij.

Çfarë ndodhi sot në mëngjes

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht që është pjesë e bashkisë Roskovec në qarkun Fier, djali 35 vjeçar Refit Buzi, akuzohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin Kosta Plaka, 58 vjeç.

Jo vetëm kaq ai ka hapur zjarr dhe ka plagosur edhe ish-vjehrrën e tij, shtetasen Belere Plaka, rreth 55 vjeçe. Gruaja është plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Rozalinda Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Previous Post

Moti i keq pritet të godasë vendin, Policia e Shtetit apel e pazakontë: Kujdes gjatë..

Next Post

Vdekja e foshnjes 7-muajshe, kush janë 2 mjekët pediatër që akuzohen se neglizhuan trajtimin mjekësor

Next Post
Vdekja e foshnjes 7-muajshe, kush janë 2 mjekët pediatër që akuzohen se neglizhuan trajtimin mjekësor

Vdekja e foshnjes 7-muajshe, kush janë 2 mjekët pediatër që akuzohen se neglizhuan trajtimin mjekësor

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.