Skip to content

“Një pagë ekstra menjëherë!”/ Rama jep LAJMIN E MIRË për këtë kategori: Ja kush përfiton…

    Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se aktualisht vendi ka në dispozicion katër helikopterë për operacionet e shuarjes së flakëve.

    Ndërsa në fund të vitit flotës ajrore do t’i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës, që do të jenë pronë e shtetit shqiptar. Ai shtoi se në monitorimin e territorit do të përdoren edhe dronë me një sistem të ri.

    Rama njoftoi gjithashtu se personat që angazhohen në operacionet për përballimin e zjarreve do të shpërblehen me një pagë shtesë.

    “I kam propozuar qeverisë që të gjitha forcave që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes të shpërblehen menjëherë dhe jo në fund me një pagë ekstra. U bëj thirrje edhe bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në territor dhe ta bëjnë menjëherë, pa pritur të mbarojë e gjithë beteja“, tha Rama.