Pas ngjarjeve të rënda të shkaktuara nga zjarret dhe shpërthimet në banesa, përdorimi i bombolave të gazit rikthen në vëmendje rrezikun që ato paraqesin nëse nuk mirëmbahen dhe përdoren siç duhet.
I ftuar në “Ora News”, zjarrfikësi Jonuz Murataj apeloi për më shumë kujdes nga familjet që përdorin gaz për gatim, duke theksuar se bombolat duhet të mbushen vetëm në pika të certifikuara dhe jo në pika karburanti.
Sipas tij, përdorimi i bombolave të pakontrolluara dhe montimi i tyre nga persona të patrajnuar mund të sjellë pasoja të rënda.
“Bombolat duhet të mbushen në vende të certifikuara, jo nëpër pikat e karburanteve. Këto janë një rrezik potencial, sepse janë të pakontrolluara”, u shpreh Murataj.
Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përdorimit të bombolave njëpërdorimshe, të njohura ndryshe si bombolat e kampingut, duke kërkuar që qytetarët të tregojnë kujdes edhe me mënyrën e vendosjes së tyre.
Çfarë duhet të bëni nëse ndjeni erë gazi?
Murataj këshilloi qytetarët që, në rast të dyshimit për rrjedhje gazi, të mos përdorin çakmakë apo mjete të tjera që mund të shkaktojnë shkëndijë.
Ai sugjeroi kontrollimin e rrjedhjes me ujë dhe sapun. Nëse krijohen flluska, duhet të mbyllet menjëherë ventili i bombolës dhe të ajroset banesa.
“Nuk do bësh asnjë lloj ndezje, edhe të çelësit të dritave, sepse ajo krijon shkëndijë”, paralajmëroi zjarrfikësi.
Në këto raste, sipas tij, duhet të njoftohet menjëherë shërbimi zjarrfikës përmes numrit 112, ndërsa familjarët duhet të largohen nga ambienti, veçanërisht fëmijët, të moshuarit apo personat me vështirësi në lëvizje.
Zjarrfikësi theksoi se rreziku nuk lidhet vetëm me bombolat e gazit, por edhe me mungesën e kontrolleve periodike të instalimeve elektrike dhe pajisjeve të tjera në banesa.
“Kontrolli periodik i linjave, i instalimeve elektrike, është i domosdoshëm. Në Shqipëri shumë rrallë ndodh. Është neglizhencë. Dhe nga neglizhenca vjen pasoja”, tha Murataj.
Ai kërkoi gjithashtu që bombolat të mbahen larg burimeve të nxehtësisë dhe rrezeve të drejtpërdrejta të diellit, ndërsa montimi i tyre duhet të kryhet nga persona të trajnuar.
Murataj u ndal edhe te tragjedia e fundit në Shkodër, duke theksuar se shkaku përfundimtar i shpërthimit duhet të përcaktohet nga grupet e ekspertëve dhe hetimit.
Në fund, ai sugjeroi që familjet që përdorin gaz të pajisen me detektorë për rrjedhjet e gazit dhe, nëse është e mundur, të kenë në banesë edhe fikëse zjarri, duke marrë paraprakisht trajnimin e nevojshëm për përdorimin e saj.
Sipas zjarrfikësit, në rastin e një rrjedhjeje gazi, hapat kryesorë janë të qartë: mbyllja e ventilit, ajrosja e menjëhershme e ambientit dhe njoftimi i shërbimit zjarrfikës.
Jonuz Murataj: Dhe nëpër media, edhe nëpër rrjetet sociale. Sepse bomblat e gazit janë pak a shumë të vështira në përdorim shtëpiak. Që do të thotë, bomblat duhet të mbushen në vende të çertifikuara, jo nëpër pikat e karburanteve. Këto janë një rrezik potencial për bomblat sepse janë të pakontrolluara. Në rast se e mbush në një vend të liçensuar, ata marrin përgjegjësi për punën që bëjnë. Dhe e çertifikojnë atë bombël. Janë apostafat të çertifikuar për mbushjen e bomblave. Dhe, dua të sensibilizoj të gjithë opinionin publik, për përdorimin e bomblave që janë njëpërdorimshe. Bomblat e kampingut i quajmë ne. Në gjuhën popullore bomblat e verdha, janë vetëm njëpërdorimshe. Dhe çdo çertifikim e bën më të sigurt pajisjen që të përdoret për ambientet e shtëpisë.
Sepse edhe ne si shërbim zjarrfikës, zjarret në banesa i kemi tejet të vështira. Kudo, zjarret e banesës janë të vështira. Dhe prandaj e bëj edhe si këshillë, që çdo person që ndjen rrjedhje gazi ose që gatuan me bombël gazi në shtëpinë e tij, në rast se ndjen erë gazi, unë ju jap një metodë më të thjeshtë. Mos provoni me çakmak, me mjete ndezëse. Provoni thjesht me një sfungjer, me ujë, me sapun, dhe në rast se krijon flluska, atëherë ti do mundohesh të mbyllësh menjëherë ventilin e bomblës, do bësh ajrimin e të gjithë banesës, dhe nuk do bësh asnjë lloj ndezje edhe të çelësit të dritave. Sepse ajo krijon shkëndijë. Dhe menjëherë duhet të njoftohet shërbimi zjarrfikës.
Çdo vonesë, çdo vonesë që krijohet për të mos njoftuar shërbimin zjarrfikës, është pasojë fatale. Sepse vetë në ambientet e banesës janë shumë gjëra që digjen. Janë tesha, janë tapeta, që krijojnë një, edhe tymi është më i vështirë nga flaka në banesë. Tymrat janë më të vështirë nga flaka. Nga djegia e të gjithave. Nga asfiksia pra. Dhe në rast se do ketë si fëmijë, apo të paralizuar apo kështu, duhet të bëhet evakuimi direkt i tyre, po duhet të njoftohet shërbimi zjarrfikës i pari. Që është 112-a, është pa pagesë për të gjithë qytetarët.
Sepse e vështirëson më tej punën tonë. Unë nuk do t’i quaja gabime, do t’i quaja neglizhenca. Neglizhenca, një neglizhencë. Jo vetëm te bomblat e gazit. Neglizhenca është edhe tek, tek sobat. Pra, kontrolli periodik i linjave, i instalimeve elektrike, është i domosdoshëm. Që në Shqipëri shumë rrallë ndodh. Është neglizhencë. Dhe nga neglizhenca vjen pasoja. Dhe këto pasoja janë fatale. Ose vendosin bomblat e gazit në ambiente afër temperaturave të nxehtit. Që do të thotë, afër bomblës, ose afër sobave të gatimit, ose diku jashtë tek rrezet e diellit. Pra këto janë gabime që janë me pasoja. E para, siç e thashë pak më lart, bomblat e gazit duhet të mbushen në pika të çertifikuara.: Pra, dhe vendosja e tyre, duhet të vendoset larg ambienteve që kanë nxehtësiQë kanë nxehtësi.
Pra edhe nga temperaturat e jashtme. Edhe kundrejt diellit. Nuk duhet të jenë në rrezet e diellit. Dhe edhe montimi i tyre duhet të bëhet nga njerëz të trajnuar për atë punë. Edhe vetë montimi i bomblës në rast se e mbush në një pikë të çertifikuar dhe e vendos aty, në rast se do jetë me tub, do jetë me ventil, duhet të kontrollohen, duhet të ketë një kontroll periodik. Mund të jap një mendim thashë, po të gjithë dinamikën e asaj vatre zjarri apo atij shpërthimi që ka ndodhur në Shkodër do ta nxjerri grupi i ekspertëve që do flasë me mendim. Mendoj nga të gjitha këto që dëgjova, nga çfarë kam dëgjuar nëpër media, në rast se familja ka qenë emigrante jashtë dhe ka ardhur në atë moment aty, kjo bombël gazi për mendimin tim, mund të ketë pasur pak gaz.
Dhe se nuk dua ta përmend edhe për viktimën që e ka përdorur, ajo ka sjellë këtë pasojë. Për mendimin tim, por janë grupet e hetimit që do ta nxjerrin konkluzionin, se mund të mos jetë edhe nga ajo. Këto kanë ndodhur shumë rrallë. Shumë rrallë sepse janë të çertifikuara dhe vijnë të gjitha automjetet që janë me pajisjet për me bomblën e gazit. Dhe edhe karburantet janë të çertifikuar për të mbushur këto lloj bomblash.
Prandaj e thashë pak më lart që nuk duhet të mbushen bomblat e përdorimit shtëpiak nëpër pikat e karburanteve. Pyetja është me vend. Këshilla ime do të ishte për të gjitha familjet që përdorin gatime me gaz, janë detektorë gazi, që detektojnë rrjedhjen e gazit. Do ishte shumë efikase ta kishin në shtëpi.
Patjetër edhe një fikëse, dhe të marrin trajnimin e duhur për përdorimin e fikëses. Se përdorimi i fikëses në banesa është pak i vështirë, jo ta përdorin ata të gjithë. Jo nga të gjithë, sepse duhet të jesh i trajnuar për të përdorur fikësen e zjarrit. Por po të ishte një person i trajnuar dhe ta mbante nuk ka asnjë problem, sepse problemi i zjarrit është vatra fillestare. Dhe në këto raste, në këto raste për bomblat e gazit, apeli im është mbyllja e ventilit, ajrosja e të gjithë ambientit të shtëpisë.

