Pas disa orësh ndjekje, policia ka bërë të mundur kapjen e katër personave që ndodheshin në bordin e jahtit misterioz, nga ku dyshohet se u qëllua me armë zjarri në ajër.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç”, njoftojnë blutë.
Ngjarja u raportua rreth orës 21:00 të së dielës.
Shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë/Stacionit të Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), u vunë në ndjekje të mjetit lundrues nga deti dhe toka, pasi jahti po lëvizte në drejtim të Himarës.
Fillimisht, jahti në fjalë u braktis dhe personat u zhdukën me një gomone. Pas disa përpjekjesh u bë i mundur lokalizimi i tyre…
