Skip to content

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu. Emri

    Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil, në zonën e njohur si “Pema e Thatë”.

    Viktima është identifikuar si Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil.

    Sipas informacioneve paraprake, i riu po drejtonte një furgon kur u përfshi në aksident. Ai pësoi plagë të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

    Grupi hetimor po mbledh provat dhe dëshmitë në vendin e ngjarjes, ndërsa priten informacione zyrtare për dinamikën e plotë të aksidentit.