Skip to content

Temperatura mjaft të larta gjatë ditës, ja qytetet ku do të jetë më nxehtë

  • by

Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Temperaturat pritet të arrijnë shifrat 38-39 gradë celcius. Elbasan, Shkodër, Berat dhe Gjirokastër temperatura do të prekë 39 gradë celcius.

Në Tiranë, Fier dhe Lezhë do të arrijë deri 38 gradë.