• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Injektonte solucion fiziologjik në vend të vaksinës, merret VENDIMI për kirurgun e njohur!

admin by admin
August 4, 2026
in News
0
Injektonte solucion fiziologjik në vend të vaksinës, merret VENDIMI për kirurgun e njohur!

Prokuroria federale amerikane ka tërhequr akuzat ndaj kirurgut plastik Michael Kirk Moore nga Salt Lake City, i cili ishte akuzuar se kishte asgjësuar doza të vaksinës anti-COVID të siguruara nga qeveria amerikane dhe kishte lëshuar certifikata të rreme vaksinimi.

Moore ishte paditur në janar të vitit 2023 së bashku me klinikën e tij dhe tre persona të tjerë. Sipas aktakuzës, gjatë periudhës maj 2021-shtator 2022, ai dyshohej se kishte shkatërruar vaksina me vlerë mbi 28 mijë dollarë dhe kishte lëshuar rreth 1.937 certifikata të rreme vaksinimi. Prokurorët pretendonin gjithashtu se, me kërkesë të disa prindërve, disa fëmijëve u ishte injektuar solucion fiziologjik në vend të vaksinës.

Procesi gjyqësor kishte nisur dhe ishte planifikuar të zgjaste 15 ditë. Megjithatë, më 12 korrik 2025, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, njoftoi se akuzat u tërhoqën me urdhër të saj, duke deklaruar se mjeku u kishte ofruar pacientëve një zgjedhje në një periudhë kur, sipas saj, qeveria federale nuk e bënte këtë. Me tërheqjen e akuzave, çështja u mbyll pa një vendim të gjykatës mbi fajësinë ose pafajësinë e kirurgut. Nëse do të shpallej fajtor, Moore rrezikonte deri në 35 vite burg.

Previous Post

Temperatura mjaft të larta gjatë ditës, ja qytetet ku do të jetë më nxehtë

Next Post

E bujshme / Kompania italiane padit për shpifje ish-kreun e SPAK Altin Dumani, pas sekuestrimit të pronave në Itali

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.