• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Euro zbret në nivelin më të ulët të viteve të fundit, ja me sa u këmbye sot..

admin by admin
August 5, 2026
in News
0
Me sa blihet Euro dhe Dollari sot

Në kulmin e sezonit turistik dhe në fillim të muajit gusht euro ka zbritur në nivelin më të ulët të viteve të fundit.

Flukset e larta të valutës që hyjnë në vend nga turistët, emigrantët dhe aktiviteti sezonal kanë shtuar ofertën e euros në treg duke ushtruar presion për rënien e kursit të këmbimit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, euro ka arritur në 93.28 lekë, niveli më i ulët i regjistruar. Në blerje këmbehet me 92.97 lekë, ndërsa në shitje me 93.61 lekë. Ndërsa në pikat e këmbimit valutor euro po blihet edhe me 92.4 lekë duke shënuar rënien më të madhe të viteve të fundit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur euro këmbehej me 97.32 lekë, monedha europiane ka humbur 4.04 lekë në vlerë.

Zhvlerësimi i euros krijon fituesit dhe humbësi në ekonominë vendase. Më të favorizuar janë qytetarët dhe bizneset që paguajnë në euro si për kredi, importe apo udhëtime jashtë vendit. Në anën tjetër eksportuesit, sektori i turizmit që arkëton në euro dhe familjet që marrin të ardhura nga emigracioni, përfitojnë më pak lekë për të njëjtën shumë në euro.

Kjo situatë ka ndikuar edhe tek rezerva valutore e cila ka arritur një rekord prej 7.669 miliardë euro, rreth 889 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Për të frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm të euros Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, banka qendrore ka blerë 95.5 milionë euro, gati trefish më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u blenë 33.2 milionë euro. Për vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të blejë nga tregu 330 deri në 450 milionë euro, një objektiv më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Previous Post

DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në Itali, ish e dashura e autorit shoqe e Dalipajt, si ndodhi..

Next Post

Pse marrin flakë makinat? Çdo javë digjen 5 automjete, ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Next Post
Pse marrin flakë makinat? Çdo javë digjen 5 automjete, ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Pse marrin flakë makinat? Çdo javë digjen 5 automjete, ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.