• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Shqiptarët u bënë bashkë për ta ndihmuar, Ariola ndahet nga jeta pas betejës së gjatë me kancerin

admin by admin
August 6, 2026
in News
0
Shqiptarët u bënë bashkë për ta ndihmuar, Ariola ndahet nga jeta pas betejës së gjatë me kancerin

Është ndarë nga jeta Ariola Habilaj, 37-vjeçarja shqiptare që zhvilloi një betejë të gjatë me kancerin në Australi.

Ariola Habilaj, e cila prej vitesh jetonte në Sydney të Australisë, ku kishte ndërtuar jetën e saj me punë dhe sakrifica, është ndarë nga jeta pas një beteje të vështirë me sëmundjen.

37-vjeçarja ishte diagnostikuar me kancer ovarian në stad të avancuar, i cili, fatkeqësisht, ishte përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit.

Në përpjekje për t’i qëndruar pranë në momentet më të vështira, nëna e saj udhëtoi drejt Australisë. Ajo u bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë dhe mbështetje financiare, me shpresën se Ariola do ta fitonte betejën me sëmundjen. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimeve, gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo nuk arriti ta mposhtte sëmundjen.

Ditën e djeshme, familjarët bënë të mundur riatdhesimin e trupit të saj nga Australia në Vlorë, ku Ariola do të përcillet për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme, në praninë e familjarëve, të afërmve dhe miqve, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit.

Previous Post

Sa ditë mund ta lëmë gjellën në frigorifer? Habit eksperti: Hidheni po kaloi më shumë se..

Next Post

Ambasadorja e Izraelit në Malësinë e Madhe, Kryetari i Bashkisë: Një takim i frytshëm

Next Post
Ambasadorja e Izraelit në Malësinë e Madhe, Kryetari i Bashkisë: Një takim i frytshëm

Ambasadorja e Izraelit në Malësinë e Madhe, Kryetari i Bashkisë: Një takim i frytshëm

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.