Skip to content

Ambasadorja e Izraelit në Malësinë e Madhe, Kryetari i Bashkisë: Një takim i frytshëm

  • by

Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Në fokus të bisedës kanë qenë potencialet turistike të Malësisë së Madhe, mundësitë për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimi i mëtejshëm i zonave me potencial turistik.

Sipas Marinajt, gjatë takimit janë diskutuar mundësi konkrete për promovimin e territorit dhe krijimin e hapësirave të reja për investime, me synim zhvillimin ekonomik përmes turizmit.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për të promovuar Malësinë e Madhe si një destinacion me potencial për turizëm dhe investime.

Burimi: Portali Veriu Sot VIDEO