• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Rama kryen LËVIZJEN urgjente në fund të Gushtit, furtunë në qeveri…

admin by admin
August 6, 2026
in News
0
Rama kryen LËVIZJEN urgjente në fund të Gushtit, furtunë në qeveri…

Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4.

Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të Qeverisë njohur si ‘retreat’, përpara sesionit të ri parlamentar.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë për prioritetet e secilës ministri për muajt në vazhdim.

Të njëjtat burime pohuan se ky retreat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit. Ndërkohë, nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të Parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator.

Nëse kjo ndodh atëherë ky mund të jetë momenti nga ku kryesocialisti Edi Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës. Brenda qeverisë prej disa javësh qarkullojnë zëra për një rifreskim drejtimi të mundshëm në të paktën 6 ministri.

Megjithatë kjo mbetet në dorë të Edi Ramës, i cili elementin surprizë e ka sportin e tij të preferuar.

Gjithsesi fillim shtatori si për Qeverinë ashtu edhe për PS pritet të jetë me plot zhvillime, pasi vetë Rama i ka vënë të tijët nën një kërkesë llogarie të shtuar, kulmuar me dokumentin Besa, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Sakaq, nëse Rama do të vendosë mbajtjen e mbledhjes së asamblesë të PS, do të duhet të vendoset në rendin e ditës edhe mocioni për hapjen e dialogut kombëtar mbi marrëveshje e re për Shqipërinë, depozituar në PS prej deputetes Elisa Spiropali.

Previous Post

E rëndë në Durrës! Punëtori hHumb jetën në një kantier ndërtimi

Next Post

“Koha e emocioneve ka kaluar” Ka ndërtuar në të gjithë botën, Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Është hera e parë që..

Next Post
“Koha e emocioneve ka kaluar” Ka ndërtuar në të gjithë botën, Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Është hera e parë që..

"Koha e emocioneve ka kaluar" Ka ndërtuar në të gjithë botën, Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Është hera e parë që..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.