• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

U nisën së bashku, por nuk u kthyen më! Aksidenti TRAGJIK i merr jetën nënës dhe djalit shqiptar në…

admin by admin
August 7, 2026
in News
0
U nisën së bashku, por nuk u kthyen më! Aksidenti TRAGJIK i merr jetën nënës dhe djalit shqiptar në…

Një tragjedi e rëndë është regjistruar në shtetin fqinj, Greqi, ku dy shtetas shqiptarë, nënë e bir, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes, rreth orës 07:30, në rrugën provinciale Amfipolis-Drama, pranë zonës së Paleokomit, në Bashkinë e Amfipolis, Serres.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur ballë për ballë me një kamion, në rrethana që mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet greke.

Përplasja ka qenë tepër e fuqishme, duke u marrë jetën në vend një gruaje 43-vjeçare dhe djalit të saj 24-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Mediat greke, duke iu referuar burimeve zyrtare, raportojnë se në timonin e automjetit ndodhej 24-vjeçari, ndërsa nëna e tij udhëtonte në sediljen e pasagjerit.

Drejtuesi i kamionit, 56 vjeç, mbeti i plagosur dhe u transportua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forca të Policisë Greke, ekipe të zjarrfikësve dhe shërbimi i urgjencës EKAB. Shpëtimtarët punuan për nxjerrjen e viktimave nga automjeti i shkatërruar, ndërsa aksidenti shkaktoi edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Trupat e pajetë të nënës dhe të birit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie që i mori jetën dy shqiptarëve.

Previous Post

“Do fusë në dorë shëndetësinë shqiptare” denoncimi i deputetit: Interesa okulte të Edi Ramës dhe miqve të tij izraelit..

Next Post

“Humba gjithçka”/ Tragjedia në familjen shqiptare, flet kryefamiljari: Ata po shkonin në punë..

Next Post
“Humba gjithçka”/ Tragjedia në familjen shqiptare, flet kryefamiljari: Ata po shkonin në punë..

“Humba gjithçka”/ Tragjedia në familjen shqiptare, flet kryefamiljari: Ata po shkonin në punë..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.