Skip to content

E pazakontë, ariu hyn në një teqe në Devoll, shkatërron çfarë gjen përpara (Video)

  • by

Një ari ka hyrë në një teqe në fshatin Dobërgorë, në Bashkinë Devoll, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Sipas banorëve të zonës, kafsha e egër ka hyrë brenda objektit, ku ka shkatërruar orendi dhe sende të tjera që ndodheshin në ambientet e teqesë. Dobërgora njihet si një fshat simbol i bashkëjetesës fetare mes komuniteteve të krishtera dhe myslimane.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për vlerësimin dhe riparimin e dëmeve, si edhe marrjen e masave për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Sipas tyre, prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara është bërë një shqetësim gjithnjë e më i madh, duke rritur rrezikun për banorët dhe objektet e kultit.