Skip to content

Kur ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria? SInoptikani jep detaje: Ja dita më përvëluese dhe kur nisin rreshjet e shiut…

  • by

E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

Kjo javë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat e ajrit do të shkojnë mbi 40 gradë celsius.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve vala e të nxehtit afrikan do të vijoj përgjatë gjtihë javës, por e mërkura do të jetë dita më e nxehtë.

Kjo javë e muajit gusht do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe nuk priten reshje, edhe pse në fundjavë temperaturat pritet të pësojnë një ulje me rreth 4 apo 5 gradë Celsius.

Nga dita e premte gjatë orëve të pasdites ne juglindje dhe jug të vendit mund te priten rrebeshe te shkurtra shiu.