Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi është hedhur nga varka. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak më parë. Sipas të dhënave paraprake, i riu me inicialet Kertis Rizvani ndodhej në varkë së bashku me dy persona të tjerë, kur u hodh në ujë dhe më pas u mbyt.
Grupi hetimor dhe forcat policore kanë mbërritur ne vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet me siguri nëse 30-vjeçari humbi jetën nga mbytja apo nëse ngjarja lidhet me një problem shëndetësor, përfshirë një infarkt, pasi ra në ujë.

