• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Punimet në autostradë, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Devijohet trafiku në aksin Tiranë-Durrës këto dy ditë..

admin by admin
August 13, 2026
in News
0
Punimet në autostradë, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Devijohet trafiku në aksin Tiranë-Durrës këto dy ditë..

Autoriteti Rrugor shqiptar (ARRSH) njofton se më 14 dhe 15 gusht, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohen përkohësisht dy korsitë e autostradës Tiranë-Durrës në kuadër të punimeve për mbikalimin e ri të Kasharit.

Trafiku në drejtim të Durrësit do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë, të cilat do të funksionojnë përkohësisht me dy drejtime lëvizjeje.

Mjetet që udhëtojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.

“Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.

Mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, njofton ARRSH.

Previous Post

“Plas” sherri/ Kush janë dy kryebashkiakët socialistë që u larguan nga mbledhja me Ramën

Next Post

Gjendet i pajetë drejtori i televizionit te njohur

Next Post
Gjendet i pajetë drejtori i televizionit te njohur

Gjendet i pajetë drejtori i televizionit te njohur

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.