Skip to content

Aksident i rëndë, makina përplaset me një shtyllë. Policia e Fierit: Ka vdekur një burrë

  • by

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Çermë-Divjakë. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve

DIVJAKË – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, drejtuesi i një automjeti, shtetasi Hyqmet Dervishi, 82 vjeç, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë më pas.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.