• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

“Hapen mbi 1200 vende pune në administratë”/ Njotimi i rëndësishëm: deri në 16 gusht..

admin by admin
August 15, 2026
in News
0
“Hapen mbi 1200 vende pune në administratë”/ Njotimi i rëndësishëm: deri në 16 gusht..

1207 të rinj kanë mundësinë të fitojnë përvojën e parë profesionale dhe të hedhin një hap drejt punësimit në administratën publike.

Thirrja e 11-të e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës u drejtohet të rinjve nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor ose Master dhe dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.

Aplikimet janë të hapura deri më 16 gusht, ndërsa praktikat do të zhvillohen gjatë periudhës shtator-dhjetor të këtij viti. Pozicionet ofrohen nga institucionet e administratës shtetërore dhe 48 bashki në të gjithë vendin.

Praktika zgjat tre muaj dhe shoqërohet me kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor. Pjesëmarrësit do të ndjekin gjithashtu një program të posaçëm trajnimi të zhvilluar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.

Për të rinjtë pjesëmarrës parashikohet edhe mundësia e punësimit me kontratë njëvjeçare pas përfundimit të praktikës. Aplikimi kryhet vetëm online, përmes platformës zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Programi synon t’u krijojë të rinjve mundësinë për të ndërthurur njohuritë akademike me përvojën praktike, duke i ndihmuar në ndërtimin e hapave të parë të karrierës në administratën publike. Përmes angazhimit pranë profesionistëve të administratës, të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë më tej aftësitë profesionale, akademike dhe personale.

Previous Post

Ndahet papritur nga jeta në moshë fare të re biznesmeni nga Puka

Next Post

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

Next Post
Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.