• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari francez kishte ardhur për një festë, u vra pas konfliktit për një vajzë

admin by admin
August 18, 2026
in News
0
Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari francez kishte ardhur për një festë, u vra pas konfliktit për një vajzë

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendes, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit pranë ambienteve të “Principotes” në Ksamil.

Sipas të dhënave paraprake, Mendes kishte mbërritur në zonë së bashku me disa miq francezë për të marrë pjesë në një festë që zhvillohej në beach bar, ku performonte një DJ francez.

Gjatë qëndrimit në lokal, 20-vjeçari dyshohet se është përfshirë në një konflikt me 29-vjeçarin Sokrat Vata, nga Hasi, i cili punonte si truprojë në “Principotes”. Sipas burimeve, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një vajze.

Në përplasjen mes disa personave, Mendes dyshohet se është nxjerrë nga ambientet e lokalit drejt hyrjes dhe më pas është goditur me thikë nga Vata.

I riu francez u gjet pa shenja jete në shezlongët e një plazhi pranë lokalit. Pas ngjarjes, Vata u largua nga vendi, por u kap disa orë më vonë në Levan të Fierit, ku ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.

29-vjeçari tashmë ndodhet në duart e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të konfliktit.

Sokrat Vata rezulton të ketë pasur më herët probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku, sipas të dhënave të raportuara, është dënuar për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të rrethanave të vrasjes.

Previous Post

E rëndë/ Hasjani vret turistin 20-vjeçar francez në Ksamil

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.