• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Aksident tragjik në Durrës me tre viktima/ Të gjithë të rinj 15-26 vjeç, dalin emrat

admin by admin
August 19, 2026
in News
0
Aksident tragjik në Durrës me tre viktima/ Të gjithë të rinj 15-26 vjeç, dalin emrat

Janë bërë të ditur emrat e viktimave dhe të plagosurve të aksidentit tragjik të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën dytësore në Manzë, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat e aksidentit janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë. Sipas policisë, Kleo Vrioni, teksa drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli dhe Alvi Muhaxhiri kanë humbur jetën.

Dy pasagjerët e tjerë, Rejsi Vrijoni dhe Klevis Dervishi, kanë mbetur të dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit të policisë, Klevis Dervishi, 16 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Previous Post

Plot me turistë të huaj, shkrumbohet nga flakët autobusi teksa shkonte në Kalanë e Beratit (VIDEO)

Next Post

DETAJE/ Aksidenti në Durrës, çifti italo-shqiptar që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë..

Next Post
DETAJE/ Aksidenti në Durrës, çifti italo-shqiptar që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë..

DETAJE/ Aksidenti në Durrës, çifti italo-shqiptar që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.