Skip to content

Hiqi kamerat/ Komshiu plagos me armë zjarri komshiun në Shkodër, policia jep detaje

  • by

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme  në lagjen “Rus”, ku mbeti i plagosur Vladimor Bruçi.

Policia ka identifikuara autorin, i cili është komshi me të plagosurin dhe po punohet për kapjen e tij.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të kamerave të sigurisë ku njëri prej komshinjve donte heqjen e tyre..

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. 

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.