• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Askush nuk e priste/ Euro thyen rekord historik në kursin e këmbimit me lekun..

admin by admin
August 20, 2026
in News
0
Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri

Tregu valutor në Shqipëri ka shënuar një rekord historik gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërsa euro ka vijuar të humbasë terren përballë lekut.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, volumi i këmbimeve valutore në tregun e brendshëm arriti në rreth 4.5 miliardë euro gjatë tremujorit të dytë, duke u rritur me afro 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifra është veçanërisht e lartë edhe për shkak se tremujori i dytë ka tejkaluar volumin e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, periudhë që tradicionalisht shënon nivelet më të larta vjetore të këmbimeve valutore.

Euro vijon rënien

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të aktivitetit në tregun valutor, leku ka vijuar të forcohet.

Kursi mesatar i euros zbriti nga 96 lekë në muajin mars në 94.8 lekë në qershor, ndërsa mbiçmimi vjetor i lekut u përshpejtua në 3.2% gjatë tremujorit të dytë, nga 2.6% në tremujorin paraardhës.

Tendenca është theksuar edhe më tej gjatë muajve korrik dhe gusht. Në tri javët e para të korrikut, kursi mesatar EUR/LEK zbriti në 93.8 lekë, ndërsa në gusht euro ka kaluar në nivele edhe më të ulëta.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 92.76 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Çfarë po e forcon lekun?

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e volumit të këmbimeve valutore dhe forcimi i lekut lidhen ngushtë me ecurinë e bilancit të pagesave.

Rritja e ofertës së valutës në treg, e shoqëruar me kërkesën për lekë, po ushtron presion në rënie mbi kursin e euros.

Forcimi i monedhës vendase ka ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe bizneset. Për ata që kanë të ardhura në euro, një kurs më i ulët nënkupton më pak lekë për të njëjtën shumë euro, ndërsa për importuesit dhe konsumatorët që blejnë produkte të lidhura me importet, një lek më i fortë mund të ulë kostot në monedhën vendase.

Previous Post

Harrojeni freskun dhe shiun! Edhe Shtatori si Gushti, Porja: Dita më e nxehtë e javës pritet..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.