• Latest
  • Trending
Zërat për emërimin zv. kryeministre në qeverinë Rama, reagon Grida Duma

Zërat për emërimin zv. kryeministre në qeverinë Rama, reagon Grida Duma

August 27, 2026
Kjo është 44-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti në Greqi në sy të fëmijëve. Dyshohet se..

Kjo është 44-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti në Greqi në sy të fëmijëve. Dyshohet se..

August 27, 2026
Kush është personi që plagosi rëndë administratorin e pallatit në Tiranë, sherri nisi për linjën e ujit të pijshëm

Kush është personi që plagosi rëndë administratorin e pallatit në Tiranë, sherri nisi për linjën e ujit të pijshëm

August 27, 2026
“Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates shokon me deklaratën: Mjekët dhe mësuesit do të..

Paralajmërimi i Bill Gates: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen

August 26, 2026
Tjetër ngjarje TRONDITËSE në Greqi! Shqiptari vret gruan para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë..

Tjetër ngjarje TRONDITËSE në Greqi! Shqiptari vret gruan para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë..

August 26, 2026
Shteti Bektashi në Tiranë? I dërguari special i projektit nga Amerika: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër

Shteti Bektashi në Tiranë? I dërguari special i projektit nga Amerika: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër

August 26, 2026
Departamenti i Shtetit pritet të marrë vendimin drastik për vizat! Mes të prekurve edhe shqiptarët

Departamenti i Shtetit pritet të marrë vendimin drastik për vizat! Mes të prekurve edhe shqiptarët

August 25, 2026
Emigranti nga India hyn për të vjedhur në një shtëpi në Tiranë, u kap duke..

Emigranti nga India hyn për të vjedhur në një shtëpi në Tiranë, u kap duke..

August 25, 2026
Termet ne Shqiperi

Tërmet në vendin tonë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

August 25, 2026
Për 5 vite mendoi se kishte humbur dëgjimin, një ditë të bukur zbuloi të vërtetën shokuese..

Për 5 vite mendoi se kishte humbur dëgjimin, një ditë të bukur zbuloi të vërtetën shokuese..

August 25, 2026
Grupi i gjakut 0 dhe kafeja: Çfarë thotë shkenca për dietën sipas grupit të gjakut?

Grupi i gjakut 0 dhe kafeja: Çfarë thotë shkenca për dietën sipas grupit të gjakut?

August 25, 2026
U konfliktua në fillim me vëllanë më pas vrau mamanë dhe plagosi babanë, Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje

U konfliktua në fillim me vëllanë më pas vrau mamanë dhe plagosi babanë, Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje

August 25, 2026
E rëndë në Lushnje, i riu vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar, Policia: Dyshohet se..

E rëndë në Lushnje, i riu vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar, Policia: Dyshohet se..

August 24, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Zërat për emërimin zv. kryeministre në qeverinë Rama, reagon Grida Duma

admin by admin
August 27, 2026
in News
0
Zërat për emërimin zv. kryeministre në qeverinë Rama, reagon Grida Duma

Grida Duma ka reaguar pas lajmeve dhe zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të emërohej zëvendëskryeministre në qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një deklarate të bërë publike në adresën e saj në Instagram, Duma ka rrëzuar këto pretendime, duke bërë të qartë se lajmet që kanë qarkulluar për rikthimin e saj në politikën aktive dhe marrjen e një posti në qeveri nuk janë të vërteta. Duma ironizon zërat e ditëve të fundit, duke thënë se në raportimet për të i kanë “caktuar pazarin”, “gjetur sponsorin” dhe madje i kanë përcaktuar edhe pozicionin që do të mbante.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi”, shprehet Duma.

Ajo thotë se vendosi të reagojë në momentin kur, sipas saj, “lukunia e thashethemeve” nisi të merrte përmasa të tjera.

“Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemeve, në fakt, nuk i jep shans dikujt që duhet të mbajë ngrehur sistemin që duhet reformuar i gjithi, sipas meje. Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt, sepse po të doja t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të ishte keq për Shqipërinë”, deklaron ajo.

Duma është ndalur edhe te mundësia e një rikthimi të saj në politikën aktive, duke theksuar se një vendim i tillë nuk do të vinte si rezultat i një ftese nga dikush tjetër, por nëse do t’I duhej Shqipërisë.

“Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do hyj nga porta ime, nuk do i bie portës së askujt, nuk pres ftesa. Vendimi im për të hyrë në politikë do jetë nëse do kem diçka për t’i ofruar Shqipërisë. Ka ditë që takohen në Pogradec, Tiranë, ministra, drejtues, deputetë. Mendoj se të gjithë shqiptarët e kanë mendjen te porta e tyre, nëse do dalë tym i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza, dhe besojnë gabim që shqetësimi shqiptar është ky. Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh: kanë apo jo ende vend në Shqipëri”, thotë Duma.

Sipas saj, problemet me të cilat përballet vendi ynë sot nuk mund të zgjidhen më nga një individ i vetëm, pavarësisht se kush është ai.

“Ka një besë të madhe për t’u lidhur, në fakt, një besë e njerëzillëkut shqiptar për të folur për çështjet e mëdha të zhvillimit, të cilat nuk lidhen më me njëshin, cili do qoftë ai. Individi, mrekulli e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër sesa një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi, që nuk pranojnë situatën në të cilën është Shqipëria, e cila është krejt jashtë mundësive për ata shqiptarë që e njohin çfarë është Perëndimi”, deklaron ajo.

Në përfundim, Duma ka një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën, duke theksuar se debati nuk duhet të përqendrohet te emri i saj apo te emrat që mund të hyjnë në qeveri.

“Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë akoma pyetjen: ‘A kanë vend në Shqipëri?’, dhe jo emri im”, përfundon Grida Duma./ Top Channel

Previous Post

Kjo është 44-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti në Greqi në sy të fëmijëve. Dyshohet se..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.