Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit pas problemeve shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, pas konsultave mjekësore është konstatuar se problemet nuk lidheshin me shtatzëninë, ndërsa dyshohet për një problem kirurgjikal, të shoqëruar me hemorragji të brendshme.
Pas vlerësimit në maternitet, pacientja është dërguar në urgjencën e spitalit të Pogradecit dhe më pas është vendosur transportimi i saj drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Gjatë rrugës drejt kryeqytetit, 37-vjeçarja ka shfaqur komplikacione të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore.













