• Latest
  • Trending
Punime në Tiranë-Durrës/ ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Tre ditët në vijim do të ketë bllokim..

Punime në Tiranë-Durrës/ ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Tre ditët në vijim do të ketë bllokim..

August 31, 2026
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”. Kjo është nëna e re 37 vjeçe që humbi jetën bashkë me foshnjen gjatë rrugës për spital për Tiranë

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”. Kjo është nëna e re 37 vjeçe që humbi jetën bashkë me foshnjen gjatë rrugës për spital për Tiranë

August 31, 2026
“Burri i iku në SHBA 3 ditë më parë”/ E reja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Na vonuan..

“Burri i iku në SHBA 3 ditë më parë”/ E reja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Na vonuan..

August 31, 2026
Aksident fatal në vendin e punës, humb jetën një i ri

E trishtë/ E reja shtatëzanë humb jetën gjatë transportimit për në Tiranë

August 31, 2026
Nuk e prisnim! Zbulohet demokrati që do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Nuk e prisnim! Zbulohet demokrati që do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

August 30, 2026
Termet ne Shqiperi

Tërmet i fortë në Shqipëri, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

August 30, 2026
Lajm i mirë! Shqipëria bëhet si gjithë Evropa, më në fund do të jetë falas për të gjithë..

Lajm i mirë! Shqipëria bëhet si gjithë Evropa, më në fund do të jetë falas për të gjithë..

August 29, 2026
Ndryshimet në qeveri/ Rama pritet të largojë të paktën 5 ministra (EMRAT)

Ndryshimet në qeveri/ Rama pritet të largojë të paktën 5 ministra (EMRAT)

August 29, 2026
Kur iken vapa ekstreme? Sinoptikani tregon kur vjen ndryshimi DRASTIK i motit: Ditën e..

Kur iken vapa ekstreme? Sinoptikani tregon kur vjen ndryshimi DRASTIK i motit: Ditën e..

August 29, 2026
Rama zbulon çfarë u ka kërkuar socialistëve në takimin te “Vila e kuqe”

Rama zbulon çfarë u ka kërkuar socialistëve në takimin te “Vila e kuqe”

August 28, 2026
Pritet “furtuna”/ 6 ndryshimet në qeveri? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…

Pritet “furtuna”/ 6 ndryshimet në qeveri? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…

August 28, 2026
kur fillon shkolla shtator 2026

Rregulla të reja/ Dita e parë e shkollës nis me ndryshime, nuk do të ketë..

August 28, 2026
Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

August 28, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Punime në Tiranë-Durrës/ ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Tre ditët në vijim do të ketë bllokim..

admin by admin
August 31, 2026
in News
0
Punime në Tiranë-Durrës/ ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Tre ditët në vijim do të ketë bllokim..

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim në lidhje me kufizimin e qarkullimit të mjeteve për shkak të punime që po kryhen për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës.

Sipas ARRSH, për realizimin e sigurt të punimeve do të ketë bllokim të korsive të lëvizjes në të dyja akset Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë nga datat 1,2 dhe 3 shtator ne intervalin kohor 23:00-05:00.

Njoftimi i ARRSH:

Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit.

Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, në intervalin kohor 23:00–05:00, do të ketë bllokim të përkohshëm të korsive të lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit kryesor Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Gjatë këtij intervali kohor, qarkullimi i mjeteve do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemës së mëposhtme: Drejtimi Tiranë–Durrës

Mjetet do të devijohen nëpërmjet rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë lëvizjen në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit.

Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët

Për shkak të karakteristikave të qarkullimit dhe punimeve që do të kryhen, mjetet e rënda do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, duke vijuar nëpërmjet rrugës dytësore.

Drejtimi Durrës–Tiranë

Mjetet do të devijohen nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, nga ku do të rikthehen në autostradë.

Mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën

Këto mjete do të sinjalizohen dhe orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vijuar më tej në drejtimin përkatës. Gjatë gjithë periudhës së ndërhyrjes do të jetë e pranishme sinjalistika e përkohshme rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të lutur të ndjekin me përpikëri sinjalizimin dhe udhëzimet e personelit të angazhuar për menaxhimin e trafikut.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit. U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve.

Previous Post

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”. Kjo është nëna e re 37 vjeçe që humbi jetën bashkë me foshnjen gjatë rrugës për spital për Tiranë

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.