• Latest
  • Trending
“Afterschool”, falas nga 1 tetori! Lista, cilat janë 85 shkollat e Tiranës?

“Afterschool”, falas nga 1 tetori! Lista, cilat janë 85 shkollat e Tiranës?

September 10, 2026
Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

September 10, 2026
Detaje nga shpërthimi i karburantit në Tiranë. Shembet godina njëkatëshe, 3 të plagosur

Shpërthimi te karburanti “EIDA” Dëshmitë e punonjësve zbardhin TRE SHKAQET E MUNDSHME..

September 10, 2026
Nuk ka më pezullim patente dhe pagesë, por do ju hiqet fare! Ja çfarë thotë specialisti

Nuk ka më pezullim patente dhe pagesë, por do ju hiqet fare! Ja çfarë thotë specialisti

September 10, 2026
I lidhën duart dhe e qëlluan, detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në Itali (EMRI)

I lidhën duart dhe e qëlluan, detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në Itali (EMRI)

September 9, 2026
Vritet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine

Vritet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine

September 9, 2026
Do blinte toka në Shqipëri por u zhduk, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes. Zbulimi tronditës..

Do blinte toka në Shqipëri por u zhduk, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes. Zbulimi tronditës..

September 9, 2026
Jashtë bëjnë nga dy punë, shqiptarët e kanë mendjen të pinë kafe. Zyrtari socialist bën deklaratën e pavend..

Jashtë bëjnë nga dy punë, shqiptarët e kanë mendjen të pinë kafe. Zyrtari socialist bën deklaratën e pavend..

September 9, 2026
Detaje nga shpërthimi i karburantit në Tiranë. Shembet godina njëkatëshe, 3 të plagosur

Detaje nga shpërthimi i karburantit në Tiranë. Shembet godina njëkatëshe, 3 të plagosur

September 9, 2026
‘Fëmijë jashtë martese’/ Rogert Sterkaj shpërthen pas zbulimit të Eni Çobanit për çiftin e njohur shqiptar: Turp për gazetarët që jeni…

‘Fëmijë jashtë martese’/ Rogert Sterkaj shpërthen pas zbulimit të Eni Çobanit për çiftin e njohur shqiptar: Turp për gazetarët që jeni…

September 8, 2026
Këto qytete do goditen më fort nga stuhitë ditët në vijim! Befason sinoptikania: Ditën e premte..

Vjeshta “vonon”/ Çfarë pritet pas kësaj jave? Gjoni: Temperaturat do të vijojnë të..

September 8, 2026
“Konflikti nisi për një SHIKIM”, dalin DETAJE nga vrasja e 24-vjeçarit në Shkodër

“Konflikti nisi për një SHIKIM”, dalin DETAJE nga vrasja e 24-vjeçarit në Shkodër

September 8, 2026
Termet ne Shqiperi

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

September 8, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

“Afterschool”, falas nga 1 tetori! Lista, cilat janë 85 shkollat e Tiranës?

admin by admin
September 10, 2026
in News
0
“Afterschool”, falas nga 1 tetori! Lista, cilat janë 85 shkollat e Tiranës?

Nga 1 tetori, fëmijët në 85 shkolla publike të Tiranës do të mund të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të mësimit, pa pagesë.

Programi i ri “Pas Shkolle” do t’u japë mundësi nxënësve të bëjnë detyrat, por edhe të marrin pjesë në aktivitete artistike dhe praktike, duke e zgjatur qëndrimin në shkollë deri në orët e pasdites”.

Në Tiranë, programi do të zbatohet në dhjetëra institucione arsimore të përzgjedhura nga Ministria e Arsimit. Në listë janë shkolla si “11 Qershori”, “28 Nëntori”, “7 Marsi”, “Avni Rustemi”, “Bajram Curri”, “Kosova”, “Nënë Tereza”, “Vaçe Zela” dhe “Gjergj Fishta”.

Programi shtrihet edhe në arsimin e mesëm, duke përfshirë gjimnaze të njohura të kryeqytetit si “Sami Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Partizani” dhe “Ismail Qemali”.

Por “Pas Shkolle” nuk do të thotë thjesht që fëmijët do të qëndrojnë më gjatë në ambientet e shkollës.

Për nxënësit e arsimit fillor parashikohet aktiviteti “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, ku fëmijët do të punojnë me detyrat dhe përforcimin e njohurive nën kujdesin e mësuesve.

Pas mësimit do të funksionojnë gjithashtu klube të ndryshme, nga muzika dhe teatri, te arti pamor, kërcimi dhe zejet.

Për fëmijët e ciklit fillor, programi mund të vazhdojë deri rreth orës 15:00, në varësi të orarit të përfundimit të mësimit.

Gjatë kësaj kohe parashikohet edhe një pushim për drekë. Ushqimi nuk do të ofrohet nga shkolla, por duhet të sigurohet nga vetë prindërit.

Pjesëmarrja në program është vullnetare. Prindërit duhet të japin pëlqimin për regjistrimin e fëmijës, ndërsa shkollat do të krijojnë grupet në varësi të kërkesave.

Grupet parashikohet të kenë përgjithësisht 20 deri në 30 nxënës, ndërsa numri i tyre do të përcaktohet në varësi të madhësisë së shkollës dhe interesit për programin.

Programi përfshin dy komponentë kryesorë:

🔹 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH)

Ky komponent synon të krijojë një hapësirë të organizuar ku nxënësit mund të punojnë me detyrat e shtëpisë pas përfundimit të mësimit. Programi do të jetë i disponueshëm për arsimin fillor, klasat 1–5.

🎨 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)

Klubet do të zhvillohen në klasat 1–5, 6–9 dhe 10–12, duke përfshirë aktivitete si muzika, kërcimi, teatri, arti pamor dhe zejet.

⏰ Për BDSH, çdo grup do të zhvillojë 5 orë aktivitet në javë, nga një orë në ditë për pesë ditë. Një mësues mund të angazhohet me deri në dy grupe, pra maksimumi 10 orë në javë.

🎭 Klubet e Arteve dhe Zejeve do të zhvillohen 2 orë në javë, të ndara në dy ditë nga 60 minuta.

👥 Çdo grup ose klub do të ketë 20–30 nxënës, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen nga trajnues të kualifikuar.

Previous Post

Shpërthimi te karburanti “EIDA” Dëshmitë e punonjësve zbardhin TRE SHKAQET E MUNDSHME..

Next Post

Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

Next Post
Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.