Skip to content

E FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

    Pas dorëheqjes të ish-ministres tanimë të Shëndetësisë, Evis Salës, një tjetër ministër ka dhënë dorëheqjen nga kabineti Rama.

    Bëhet fjalë për Besort Lamallarin, dibranin të cilin një vit më parë Edi Rama e surprizoi duke e emëruar fillimisht si ministër të Drejtësisë, e më pas të Brendshëm.

    Burime për mediat bëjnë me dije së fundmi se Lamallari ja ka paraqitur dorëheqjen e tij kreut të qeverisë, ndërkohë që arsyet të cilat e kanë shtyrë drejt këtij vendimi nuk dihen ende.

    Një vit më parë ai u emërua në krye të Ministrisë së Drejtësisë, për të kaluar pas disa muajsh më pas në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

    I lindur më 18 korrik 1987 në Peshkopi të Dibrës, Besfort Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2009. Më pas, vijoi studimet pasuniversitare në Itali, ku u diplomua me një LL.M në “Bashkëpunim Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”. Në vitin 2013, Lamallari u diplomua në Universitetin e Oksfordit me një Master Shkencash në Kriminologji dhe Drejtësi Penale.