Skip to content

“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me alarmin fals për bombë që tronditi mëngjesin e sotëm një nga shkollat e kryeqytetit. Personi i vënë në pranga nga Policia e Tiranës dhe shërbimet e Antiterrorit është 47-vjeçari Armand Jatagani.

    Para se të prandej nga blutë, vetë autori kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku pranon se kishte bërë denoncimin e rremë dhe tregonte se po priste në vendngjarje për të parë reagimin e autoriteteve.

    Çfarë deklaroi autori në video?

    Në pamjet e shpërndara prej tij, Jatagani shfaqet pranë shkollës duke sfiduar strukturat e rendit dhe duke u bërë thirrje prindërve të ndërmarrin veprime të ngjashme:

    “Jam tek shkolla për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë se për sa do të vijnë. Ju bëj thirrje që çdo prind të bëjë të njëjtin veprim për të mbrojtur fëmijën e vet. Tani të shikojmë për sa vjen patrulla për terrorizëm. Trafik nuk ka, rrugët janë bosh.”

    Pas verifikimit të situatës, u konfirmua se bëhej fjalë për një alarm plotësisht fals, ndërsa veprimet online të autorit shërbyen si provë për identifikimin dhe kapjen e tij të menjëhershme nga forcat e policisë.