• Latest
  • Trending
Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

September 22, 2026
Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet pa jetë një djalë i ri, detajet..

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet pa jetë një djalë i ri, detajet..

September 22, 2026
Më tha ‘të zhduk’! Shqiptari tregon sherrin me Edi Ramën në avion: Policët italian më..

Më tha ‘të zhduk’! Shqiptari tregon sherrin me Edi Ramën në avion: Policët italian më..

September 22, 2026
I ERDHI FUNDI VAPËS AFRIKANE! Sinoptikania: Rrebeshe në të gjithë territorin, Freskimi nis ditën e..

“Vjen vjeshta e vërtetë”, meteorologia Porja: Ja kur rikthehen reshjet e shiut..

September 21, 2026
“Është studente ekselente, e birësuan një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është..

“Është studente ekselente, e birësuan një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është..

September 21, 2026
Vetëm 15-vjeç, humb jetën në Itali futbollisti shqiptar

Vetëm 15-vjeç, humb jetën në Itali futbollisti shqiptar

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

September 21, 2026
E trishtë në Durrës / Humb jetën papritur duke pritur urbanin. Cfarë ndodhi..

E trishtë në Durrës / Humb jetën papritur duke pritur urbanin. Cfarë ndodhi..

September 21, 2026
Lajm i keq për ata që kanë EURO. Flasin ekspertët: Ja cfarë pritet ditët në vijim..

Lajm i keq për ata që kanë EURO. Flasin ekspertët: Ja cfarë pritet ditët në vijim..

September 20, 2026
Itali, i riu shqiptar vritet nga pronari i banesës gjatë grabitjes

Itali, i riu shqiptar vritet nga pronari i banesës gjatë grabitjes

September 20, 2026
Vrasje me armë zjarri në Sarandë. Kush është “Tani i Ruzhdiut” që mbeti i vrarë

Vrasje me armë zjarri në Sarandë. Kush është “Tani i Ruzhdiut” që mbeti i vrarë

September 20, 2026
Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit që vrau gruan: E godita me th*kë në zemër se më..

Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit që vrau gruan: E godita me th*kë në zemër se më..

September 20, 2026
“El Niño” në prag të një rekordi të ri, gjatë javëve të ardhshme..

“El Niño” në prag të një rekordi të ri, gjatë javëve të ardhshme..

September 19, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

admin by admin
September 22, 2026
in News
0
Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Ka rreziqe që prindërit i shohin menjëherë kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve të tyre, por ka edhe të tjera që fshihen pas gjërave që në pamje të parë duken krejtësisht të padëmshme.

Lodrat shumëngjyrëshe, të buta, me fytyra qesharake apo në formën e ushqimeve të preferuara të fëmijëve mund të duken thjesht si një lodër argëtuese, por a mund të fshehin të ashtuquajturat lodrat “Squishy” rreziqe që nuk shihen me sy të lirë?

Për të folur në lidhje me këtë, në emisionin “Aldo Morning Show” ishte e ftuar këtë të hënë, më 21 shtator, toksikologia Suela Xhufi, e cila shpjegoi se jo të gjitha lodrat “Squishy” paraqesin të njëjtin rrezik, por paralajmëroi për kujdes të veçantë ndaj produkteve me origjinë të paidentifikuar.

“Dua t’i ndaj në dy kategori, lodrat që vijnë nga kompani origjinale, që kanë në përmbajtje të tyre goma polimere që ruajnë nxehtësinë ose silikon, që nuk presupozohet të jenë preparate që kanë një efekt toksik mbi individin, të paktën, nuk ka studime të deritanishme. Nga kompanitë origjinale vijnë edhe lodra të tilla të mbushura me xhel apo lëng, të cilat kanë përmbajtje të shurupit të maltozës apo të misrit, të cilat nuk kanë përmbajtje toksike edhe nëse çahen.

Por, duke qenë se është virale si lodër dhe shumë e preferuar, normalisht që ka dhe abuzime. Kanë ardhur nga vende të ndryshme, si Kina, prodhime në të cilat janë gjetur mbi gjashtë ose shtatë substanca prezente, si benzeni, por edhe të tjera, të cilat, nëse fëmija është në praninë e tyre në mënyrë kronike, përbëjnë rrezik, pasi janë substanca kancerogjene.”

Sipas saj, disa substanca të tjera me përmbajtje acidesh organike japin efekte në sistemin endokrin të fëmijës.

“Këto substanca bëjnë çrregullime endokrine, duke bërë ndërprerje të prodhimit të hormoneve. Këto janë substanca të avullueshme dhe, nën efektin e nxehtësisë nga temperatura e trupit, akoma më keq kur lihen në makinë, bëhen edhe më të rrezikshme, pasi mund të bëjnë dhe çarje të saj dhe ka një rrjedhje të lëngut që përmban brenda saj. Kjo ndodh kur lodrat vijnë nga burime të paidentifikuara dhe nuk e kanë atë ‘CE’.”

Toksikologia pohoi se prindërit mund të arrijnë të dallojnë këto lodra nëse janë të rrezikshme për fëmijët e tyre, duke vërejtur disa detaje.

“Një prind mund ta dallojë me anë të aromës, pasi zakonisht lodrat të cilat nuk janë të kontrolluara bëjnë lëshim të lëngjeve vajore ose lëngjeve të tjera. Një tjetër detaj është kur të bëhen pis duart kur e shtyp ose kur e shtrydh dhe në këtë moment aroma është shumë e rëndë, e shkaktuar nga niveli i plumbit. Në momentin që Squishy vjen erë, nuk duhet të merret fare në konsideratë dhe jo më ta lajë dhe ta përdorë.”

Ajo thekson se fëmija nuk duhet të ketë fare objekte apo lodra të tilla në ambientin që e rrethon dhe aq më tepër t’i përdorë duke luajtur me to pasi përbëjnë rrezik shëndetësor.

“Nëse fëmija gëlltit pjesë nga këto lodra me përmbajtje të lartë toksiciteti, duhet të shkojë direkt në urgjencë, pasi ajo pjesë mund të fryhet brenda stomakut të fëmijës nga uji, të cilin e merr, dhe mund të bëjë ndonjë bllokim, sidomos në rastet e fëmijëve të vegjël. Për fëmijët nën 8 vjeç, unë nuk do ta sugjeroja që të merrej një lodër e tillë, por edhe kur e marrim një lodër të tillë, duhet të shohim nëse ka ‘CE’.”

Ajo gjithashtu theksoi se edhe rrobat e lira që kanë një aromë jo të mirë nuk duhet t’u vishen fëmijëve për shkak të kontaktit me trupin.

“Po t’i shohësh kompanitë që i shesin nga 4 dollarë dhe rrobat mbajnë një aromë benzine, ato janë shumë toksike dhe më toksike se lodrat, sepse i vë në trup dhe vesh gjithë trupin me atë rrobë dhe detyrimisht lëkura e përthith. Rrobat e lira që kanë një aromë jo të mirë nuk duhet t’i veshim dhe sidomos fëmijëve, sepse kontaminojnë në mënyrë kronike dhe jo akute. Ato ndikojnë jo vetëm në shfaqjen e tumoreve, por edhe në çrregullime endokrine.”

Previous Post

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet pa jetë një djalë i ri, detajet..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.