• Latest
  • Trending
“Bleona Mata në Greqi”/ Avokati i familjes sqaron të vërtetën..

“Bleona Mata në Greqi”/ Avokati i familjes sqaron të vërtetën..

September 22, 2026
Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

September 22, 2026
Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet pa jetë një djalë i ri, detajet..

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet pa jetë një djalë i ri, detajet..

September 22, 2026
Më tha ‘të zhduk’! Shqiptari tregon sherrin me Edi Ramën në avion: Policët italian më..

Më tha ‘të zhduk’! Shqiptari tregon sherrin me Edi Ramën në avion: Policët italian më..

September 22, 2026
I ERDHI FUNDI VAPËS AFRIKANE! Sinoptikania: Rrebeshe në të gjithë territorin, Freskimi nis ditën e..

“Vjen vjeshta e vërtetë”, meteorologia Porja: Ja kur rikthehen reshjet e shiut..

September 21, 2026
“Është studente ekselente, e birësuan një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është..

“Është studente ekselente, e birësuan një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është..

September 21, 2026
Vetëm 15-vjeç, humb jetën në Itali futbollisti shqiptar

Vetëm 15-vjeç, humb jetën në Itali futbollisti shqiptar

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

September 21, 2026
E trishtë në Durrës / Humb jetën papritur duke pritur urbanin. Cfarë ndodhi..

E trishtë në Durrës / Humb jetën papritur duke pritur urbanin. Cfarë ndodhi..

September 21, 2026
Lajm i keq për ata që kanë EURO. Flasin ekspertët: Ja cfarë pritet ditët në vijim..

Lajm i keq për ata që kanë EURO. Flasin ekspertët: Ja cfarë pritet ditët në vijim..

September 20, 2026
Itali, i riu shqiptar vritet nga pronari i banesës gjatë grabitjes

Itali, i riu shqiptar vritet nga pronari i banesës gjatë grabitjes

September 20, 2026
Vrasje me armë zjarri në Sarandë. Kush është “Tani i Ruzhdiut” që mbeti i vrarë

Vrasje me armë zjarri në Sarandë. Kush është “Tani i Ruzhdiut” që mbeti i vrarë

September 20, 2026
Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit që vrau gruan: E godita me th*kë në zemër se më..

Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit që vrau gruan: E godita me th*kë në zemër se më..

September 20, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

“Bleona Mata në Greqi”/ Avokati i familjes sqaron të vërtetën..

admin by admin
September 22, 2026
in News
0
“Bleona Mata në Greqi”/ Avokati i familjes sqaron të vërtetën..

Një ditë më parë, avokati Alban Duraj tha në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” se dihet vendndodhja e Bleona Matës, e zhdukur prej 16 vitesh. Sipas tij, vajza që tashmë është 22 vjeçe, është një studente ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek.

Këto detaje i ka hedhur poshtë sot avokati i nënës së Bleonës, Idajet Beqiri. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ai u shpreh se këto janë deklarata të papërgjegjshme dhe se Duraj nuk ka asnjë lloj lidhje me çështjen. Sipas Beqirit, ai është nxituar.

“Jo vetëm që është e papërgjegjshme, por krijon probleme ligjore, e hedh organin e akuzës në një drejtim që nuk duhet të shkojë. Gjithashtu ka probleme të rëndë me familjen, nënën e Bleonës, njerëzit e tjerë të dashur, vëllain e saj. Ua ngacmon plagën padrejtësisht. Ky person nuk ka lidhje, nuk e di pse është futur këtu”, tha avokati.

Lidhur me nënën e Bleonës, zonjën Bukurie, Beqiri tha se ajo thashme është mësuar me kështu deklaratash pasi edhe në rrjetet sociale çfarë nuk thuhet.

“Dikush thotë është martuar këtu, dikush e gjetëm këtu, dikush thotë është adoptuar. Ka plot teori. Me dhimbje i pret të gjitha, edhe këtë deklaratë, por e di që është një gënjeshtër, mashtrim i madh”, tha avokati.

I pyetur nëse ka informacione se për kë bëhet fjalë, për vajzën që përmendi avokati Duraj, Beqiri tha se ‘nuk ka lidhje dhe se është sajesë e turpshme’.

“Madje është vepër penale. Nuk dua të flas shumë për të, komuniteti jonë ka lloj-lloj njerëzish. U bë vetting gjithandej, por duhet bërë dhe brenda avokatëve. Çfarë nuk po dëgjojmë”, vijoi avokati.

Sipas Beqirit, hetimet për rastin e Bleonës janë në një drejtim tjetër dhe këto deklarata thjeshtë shpërqendrojnë vëmendjen. Ai shton se është një situatë jo normale në hetimet e kësaj çështje.

“Është si puna e kungulleshkës, një erë e merr çështjen Prokuroria e Kukësit dhe e ndalon, e dërgon te Policia. Kjo e merr dhe e kthen sërish te Prokuroria që më pas ia dërgon SPAK. SPAK nuk bën gjë.  Momentalisht është çështje e ‘vdekur’, është e pezulluar, nuk ka ndonjë gjë konkrete në drejtimin e duhur. Është një fatkeqësi e madhe, në krim kaq i madh prej 16 vitesh, sot vajza është 22 vjeçe, nuk merr drejtimin e duhur çështja”, përfundoi avokati Beqiri.

Previous Post

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.