Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar para mediave se, tre gazetarë kanë takuar Vlora Hysenin duke shkelur ligjin dhe sipas tij, të tre duhet të dënohen.
Sipas Berishës, shoqatata e gazetarëve duhet të bëjnë gati dosjet për Berat Buzhalën, Baton Haxhinë, Albatros Rexhën dhe t’i çojnë në Prishtinë në gjykatë.
“Tre gazetarët Baton Haxhia, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha që kanë takuar Vlora Hysenin kanë shkelur ligjin dhe janë të dënueshëm.
U bëj thirrje gazetarëve t’u bëjnë dosjet gati dhe t’i çojnë në gjykatë se i kanë gati 5 vite burg. Ftoj shoqatat e gazetarëve t’ua çojnë dosjet në Prishtinë në gjykatë”, tha Berisha













