Skip to content

E FUNDIT/ Ndryshime në qeverinë Rama, ja kush shkarkohet dhe emërohet në detyrë…

    Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, një sërë vendimesh që lidhen me drejtimin e disa institucioneve shtetërore.

    Mes vendimeve të miratuara janë edhe disa ndryshime në nivelet drejtuese, me lirime nga detyra dhe emërime të reja.

    Emiliano Gjika është liruar nga detyra e kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Në këtë pozicion është emëruar Ina Zeqaj.

    Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

    U miratuan edhe disa emërime dhe shkarkime të drejtuesve të institucioneve:

    -Z. Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, lirohet nga kjo detyrë.

    -Znj. Ina Zeqaj emërohet kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

    -Z. Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.