Skip to content

Lajm i trishtë në familjen e Ardit Gjebreas/ Ndahet nga jeta njeriu i shtrenjtë

    Një dhimbje e madhe ka prekur familjen e artistit të mirënjohur, Ardit Gjebrea. Nëna e bashkëshortes së tij, Anilës, është ndarë nga jeta.

    Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Gjebrea përmes një mesazhi të ndjerë në llogarinë e tij në Instagram, ku ka njoftuar miqtë, të afërmit dhe publikun mbi humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë:

    “Me trishtim njoftoj që mamaja e Anilës, ndërroi jetë. Përcjellja do të bëhet sot në orën 2pm nga Alba 2000, shtëpia e funeralit tek Rruga e Durrësit. Pritja do të jetë ditën e shtunë dhe të dielë, në orën 10.00-13.00 dhe pasdite 5pm.-8pm.”

    Sipas njoftimit të moderatorit, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit zhvillohet nga agjencia funerale “Alba 2000” në Rrugën e Durrësit. Ndërkohë, familja do të presë vizita ngushëllimesh gjatë ditës së shtunë dhe të dielë në dy orare: paradite nga ora 10:00 deri në 13:00, si dhe pasdite nga ora 17:00 deri në 20:00.

    I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjebrea në këto momente të vështira zie.