Skip to content

Shpërthen në flakë autobusi me turistë në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

    Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan.

    Për shkak të incidentit, rruga është bllokuar, ndërsa turistët që ndodheshin në autobus janë detyruar të zbresin.

    Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

    Sakaq po punohet për normalizimin e qarkullimit në këtë aks.