• Latest
  • Trending
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, i burgosuri i jep fund jetës..

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, i burgosuri i jep fund jetës..

September 26, 2026
Bill Gates ngre alarmin dhe paralajmëron rreziqet e mundshme nga IA: Një miliard vd.ekje..

Bill Gates ngre alarmin dhe paralajmëron rreziqet e mundshme nga IA: Një miliard vd.ekje..

September 26, 2026
Ndeshja e futbollit SHQIPERI vs. Bjellorusi Live – Ja ku mund te shihni

Ndeshja e futbollit SHQIPERI vs. Bjellorusi Live – Ja ku mund te shihni

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi me turistë në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi me turistë në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Itali/ Kufizimi i nxënësve të huaj në klasa, kryebashkiakja shqiptare e Pieve di Cadore: Erdha nga Shqipëria kur isha në klasë të katërt, vitin tjetër ndihmoja shokët

Itali/ Kufizimi i nxënësve të huaj në klasa, kryebashkiakja shqiptare e Pieve di Cadore: Erdha nga Shqipëria kur isha në klasë të katërt, vitin tjetër ndihmoja shokët

September 26, 2026
Humbën jetën nën rrënoja “Florida ishte një avokate e shkëlqyer”, mikesha e familjes tregon detajin tragjik: Erisa priste fëmijën e saj të..

Humbën jetën nën rrënoja “Florida ishte një avokate e shkëlqyer”, mikesha e familjes tregon detajin tragjik: Erisa priste fëmijën e saj të..

September 26, 2026
Tragjedia në Athinë / Nxirren 3 shqiptarë nga rrënojat e ndërtesës së shembur, mes tyre motër e vëlla..

Tragjedia në Athinë / Nxirren 3 shqiptarë nga rrënojat e ndërtesës së shembur, mes tyre motër e vëlla..

September 26, 2026
Ndryshimi i orës: Ja kur kthehen akrepat i 1 orë prapa

Ndryshimi i orës: Ja kur kthehen akrepat i 1 orë prapa

September 26, 2026
Lajm i trishtë në familjen e Ardit Gjebreas/ Ndahet nga jeta njeriu i shtrenjtë

Lajm i trishtë në familjen e Ardit Gjebreas/ Ndahet nga jeta njeriu i shtrenjtë

September 25, 2026
Moti ndryshon sërish! Ja sa pritet të shkojnë temperaturat në fundjavë

Moti ndryshon sërish! Ja sa pritet të shkojnë temperaturat në fundjavë

September 25, 2026
Ndryshimet në qeveri/ Rama pritet të largojë të paktën 5 ministra (EMRAT)

E FUNDIT/ Ndryshime në qeverinë Rama, ja kush shkarkohet dhe emërohet në detyrë…

September 25, 2026
Kthesa drastike e MOTIT, cfarë na pret këtë fundjavë. Parashikimi nga sinoptikania Lajda Porja

Kthesa drastike e MOTIT, cfarë na pret këtë fundjavë. Parashikimi nga sinoptikania Lajda Porja

September 25, 2026
Hekurudha Tiranë–Durrës-Rinas drejt përfundimit, Flet zv.ministrja: Shpresojmë që në fund të..

Hekurudha Tiranë–Durrës-Rinas drejt përfundimit, Flet zv.ministrja: Shpresojmë që në fund të..

September 25, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, i burgosuri i jep fund jetës..

admin by admin
September 26, 2026
in News
0
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, i burgosuri i jep fund jetës..

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur me litar në mjediset e dusheve në burgun e Reçit.

49-vjeçari nuk ka folur me askënd lidhur me këtë veprim duke zgjedhur që t’i japë fund jetës. Agron Llapushi i lindur në fshatin Holtas dhe banues në Çekin të Gramshit, në vitin 2015 vrau bashkëshorten e tij Alketa Llapushi.

Sapo u kthye nga emigrimi në Greqi, asokohe 39 vjeç Llapushi në një arë në Gramsh mbyti bashkëshorten me duar dhe litar duke e lënë të vdekur në vend.

Çifti në fjalë janë prindër të dy fëmijëve që sot janë 20 dhe 19 vjeç ndërsa asokohe ishin ende të vegjël.

Agron Llapushi nuk kishte takime me familjar apo të afërm. Ka patur vetëm një takim në vitin 2023, 8 vite pasi është dënuar dhe një tjetër në vitin 2025. Gjatë gjithë periudhës tjetër, askush nuk e ka takuar 49-vjeçarin.

Pas ngjarjes së rëndë, Agron Llapushi u dorëzua në polici dhe pranoi krimin e rëndë të kryer.

Prokuroria për Krime të Rënda asokohe kërkoi burg përjetë për shtetasin Agron Llapushi por Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 24 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal. Vendimi mori formë të prerë me datë 10.12.2015 ndërsa ishte arrestuar 8 muaj më parë, me datë 01.04.2015.

Rrëfimi i të dënuarit Agron Llapushi pas ngjarjes

Vetë i dënuari që i dha fund jetës, pranoi krimin dhe theksoi se ngjarja erdhi si pasojë e debateve për gjendjen e vështirë ekonomike.

“Jam martuar me Alketa Llapushin që nga viti 2001 dhe kemi dy fëmijë të moshës 10 dhe 9 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen dua të deklaroj se kam vite që punoj si emigrant në Greqi në qytetin e Verias.

Para një viti unë kam pasur çrregullime mendore dhe kam kaluar në depresion, ku në disa raste me ka vajtur mendja të vrisja veten. Po kështu para një viti kam bërë një vizitë tek një psikolog në Elbasan me emrin Enrik.

Unë kam 4 ditë që kam ardhur nga Greqia dhe në fshatin ku unë banoj në Çekin jam në kushte të vështira ekonomike, ku unë jetoj bashkë me nusen time dhe dy fëmijët në një dhomë të vetme.

Sot unë kam shkuar në mëngjes për të punuar në një tokë larg shtëpisë në vendin e quajtur “Mhalla e Lepurit ” dhe atje në punë e sipër jam konfliktuar me Alketën, dhe gjatë konfliktit unë e kam shtrënguar me duar në fyt derisa ajo ka humbur ndjenjat.

Pas kësaj kam shkuar në shtëpi dhe kam lajmëruar me telefon vëllain tim Alfredin dhe me pas kam shkuar dhe jam dorëzuar në polici. Marrëdhëniet në përgjithësi me Alketën, i kam pasur të mira nuk kemi pasur probleme. As vetë nuk e di si ndodhi… “

Ekspertiza psikiatrike

Për të provuar se Agron Llapushi ishte mirë mendërisht në momentin kur mbyti gruan me duar dhe më pas i shtrëngoi litarin në qafë, prokuroria urdhëroi që ti kryhej një ekspertizë psikiatrike. Konkretisht, akti i ekspertimit psikiatriko-ligjor nr.194 datë 16.06.2015 mbi ekzaminimin e shtetasit Agron Llapushi.

Mjekët psikiatër i janë përgjigjur pyetjeve nëse i pandehuri vuan nga ndonjë turbullim psikik apo neuropsikik në kohën e kryerjes së veprës penale dhe nëse ai vuan, a ka ndikuar kjo në prishjen e ekuilibrit të tij mendor duke e bërë atë të papërgjegjshëm para ligjit?

Ato kanë arritur në konkluzionin se ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje (turbullim) psikike a neuropsike.

Simptomat për të cilat ai pretendon se është kuruar nuk plotësojnë kriteret diagnostike për sëmundje madhore mendore.

Previous Post

Shpërthen në flakë autobusi me turistë në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Next Post

Ndeshja e futbollit SHQIPERI vs. Bjellorusi Live – Ja ku mund te shihni

Next Post
Ndeshja e futbollit SHQIPERI vs. Bjellorusi Live – Ja ku mund te shihni

Ndeshja e futbollit SHQIPERI vs. Bjellorusi Live - Ja ku mund te shihni

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.