Agush Albrahimi vuan nga diabeti i tipit 2, i cili, përveç plagëve në këmbë, tashmë ka filluar t’i marrë edhe shikimin. Për të mos rrezikuar verbërinë, mjeku i ka rekomanduar një medikament, kostoja e të cilit është e papërballueshme për çiftin e pensionistëve.
Agush Albrahimi tregon vështirësitë me të cilat po përballet për shkak të sëmundjes dhe pamundësisë për të përballuar trajtimin.
Për të përballuar koston e sëmundjes, çiftit nga Prrenjasi u është dashur të shesin edhe shtëpitë. Tashmë ata kërkojnë ndihmën e shtetit, që medikamenti i rekomanduar nga mjeku të rimbursohet.
Shpresa Albrahimi tregon vështirësitë e familjes dhe pamundësinë për të përballuar më tej kostot e trajtimit.
Çifti i të moshuarve nuk ka asnjë mbështetje tjetër. Fatkeqësisht, ata humbën djalin disa vite më parë, ndërsa vajza është e papunë.













