Para 8 vitesh zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli gjatë diskutimit të projektligjit mbi grantin 35.4 milionë euro të Fondit të Investimeve të BE për financimin e rehabilitimit të linjës ekzistuese dhe degëzimit të ri hekurudhor në Rinas premtonte se hekurudha Tiranë Durrës do të perfundonte në 2020, ndërkohë data eshte shtyre vayhdimisht për nje afat tjetër që një Zot e di se kur
Kosto totale e projektit kap vlerën e 90 milionë euro, nga të cilat 16 milion euro do të financohen nga buxheti i shtetit, 36 milionë euro hua e Bankës Botërore dhe 35.4 milionë euro granti i BE-së. Afati i përfundimit të punimeve është data 31 dhjetor 2020, por sipas Shkrelit ai mund të shkelet vetëm për linjën e re drejt Rinasit.
“Eshtë plotësisht e realizueshme sepse bëhet fjalë për rehabilitim. Ne mendojmë që do arrijmë ta realizojmë këtë datë , e vetmja gjë që mund të ketë pikëpyetje do të jetë trakti i ri i cili do të shkojë deri në Rinas. Pavarësisht se janë bërë studimet, gjatë punës mund të ketë pikëpyetje që mund ta shtyjnë atë pjesë të hekurudhës brenda targetit mujor”, thoshte Shkreli, transmeton ‘scan’.














