• Latest
  • Trending
Kulla më e lartë në Tiranë do të jetë 77 katëshe, ja ku dë të ndërtohet.

Kulla më e lartë në Tiranë do të jetë 77 katëshe, ja ku dë të ndërtohet.

September 30, 2026
E pazakontë/ I riu i propozon për martesë në ceremoninë e diplomimit, 23-vjeçarja surprizohet para mijëra studentëve

E pazakontë/ I riu i propozon për martesë në ceremoninë e diplomimit, 23-vjeçarja surprizohet para mijëra studentëve

September 30, 2026
Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re doktoresha e njohur shqiptare

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re doktoresha e njohur shqiptare

September 30, 2026
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti Eraldo Fizi

September 30, 2026
Gjyshërit e vetmuar shkojnë të shohin një shtëpi për shitje, por kur gjejnë fotot mbi tavolinë habiten dhe nuk kuptojnë asgjë

Gjyshërit e vetmuar shkojnë të shohin një shtëpi për shitje, por kur gjejnë fotot mbi tavolinë habiten dhe nuk kuptojnë asgjë

September 30, 2026
Tragjedi në Itali: Studenti shqiptar gjendet i pajetë, familja e njeh nga tatuazhi pas tri javësh kërkime

Tragjedi në Itali: Studenti shqiptar gjendet i pajetë, familja e njeh nga tatuazhi pas tri javësh kërkime

September 30, 2026
Ndeshja San Marino vs. Shqiperi Live, ja ku mund ta ndiqni..

Ndeshja San Marino vs. Shqiperi Live, ja ku mund ta ndiqni..

September 29, 2026
San Marino – Shqipëri, dalin formacionet zyrtare

San Marino – Shqipëri, dalin formacionet zyrtare

September 29, 2026
Ambasada Amerikane: GRUPET IRANIANE MUND TË SHËNJESTROJNË PIKA TURISTIKE, HOTELE DHE QENDRA TREGTARE NÉ SHQIPERI!

Ambasada Amerikane ofron vende të reja pune: Ja si të aplikoni

September 29, 2026
Ngjarje e rëndë në një shkollë fillore, nxënësi vret me thi*kë mësuesen, plagos dy të tjerë

Ngjarje e rëndë në një shkollë fillore, nxënësi vret me thi*kë mësuesen, plagos dy të tjerë

September 29, 2026
Aksident fatal në vendin e punës, humb jetën një i ri

E fundit/ Gjendet i pajetë një burrë pranë liqenit të Farkës. Detajet..

September 29, 2026
Mbushi 117 vjeç, a është Nënë Qamilja gruaja më e vjetër në botë?

Mbushi 117 vjeç, a është Nënë Qamilja gruaja më e vjetër në botë?

September 29, 2026
Shqiptarët po vuajne në Amerikë? Gazetarja habit: Qajmë 3 herë në ditë, s’e dini që këtu na..

Shqiptarët po vuajne në Amerikë? Gazetarja habit: Qajmë 3 herë në ditë, s’e dini që këtu na..

September 29, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Kulla më e lartë në Tiranë do të jetë 77 katëshe, ja ku dë të ndërtohet.

admin by admin
September 30, 2026
in News
0
Kulla më e lartë në Tiranë do të jetë 77 katëshe, ja ku dë të ndërtohet.

Gara për qiellin e Tiranës po bëhet gjithnjë e më e fortë. “Mali i Tiranës’ me 58 kate, i konsideruar si kulla më e lartë në kryeqytet, sfidohet nga një tjetër qiellgërvishtëse. Në mbledhjen e 30 korrikut të Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit, mes shumë kërkesave për leje për hotele e godina shumëkatëshe bie në sy një kullë 77 katëshe në zemër të Tiranës. ‘Mali i Tiranës’, projekt i prezantuar në 2023-shin do të ndërtohet nga Nova Construction e Ilir Shtufit, biznesmeni i kapur në Greqi pasi SPAK lëshoi një urdhërarrest ndaj tij për pastrim parash për llogari të një grupi kriminal.

Disa dhjetëra metra larg kullës së Shtufit, projektohet një godinë edhe më e lartë. “Leje Ndërtimi për objektin: “Tirana Society Towers”, ndërtesë me përdorime të përziera, 77 kate me 10 kate parkimi nëntokësor”, me vendndodhje në rrugën “Ludovik Shllaku”, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues “National Construction” sh.p.k”, thuhet në rendin e ditës së 30 korrikut.

Ndërtesa parashikohet të ngrihet prapa pallatit të Kulturës. Projekti është realizuar nga një emër i njohur i arkitekturës botërore, kiliani Alehandro Aravena.

Sipas të dhënave të hapura “National Construction” shpk, zotërohet nga TDT&Partners me ortak Glendi Abdinë dhe Dajlan Avdine, e cila ka 50 përqind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është e kompanisë Deutchcolor, pjesë e grupit DC Industries, e kontrolluar nga Luan Muça, një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend.

Në fillim të këtij muaji Muça u bë protagonist i një konflikti me armë në hotelin ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinajt në Vlorë. Shkak u bë përplasja për pronësinë e një trualli në Palasë. Muça u arrestua, por u la i lirë tre ditë më pas, nën masën “detyrim paraqitje”.

Si për ironi të fatit, në të njëjtën ditë me projektin e tij në Tiranë, KKTU kishte në rend të ditës dhe aplikimin për leje ndërtimi të resortit në Palasë, nga Regina Group, e Vasil Bedinajt.

“Leje Ndërtimi për objektin: Resort turistik “Regina Collection Palasë”, 1, 2, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues “Regina Group Construction” sh.p.k”, shkruhet në pikën 74 të rendit të ditës, të mbledhjes po të 30 korrikut.

Ka qenë pikërisht kjo leje, që sipas deklarimeve publike të Muçës, është kthyer në mollën e sherrit. Një takim “sqarues” mes palëve që përfundoi me përdorimin e armëve e ndoshta dhe me shuarjen e ëndrrave për të ndërtuar në atë tokë. Të paktën kryeministri Rama u angazhua publikisht për shpronësimin e asaj sipërfaqeje dhe kthimin e saj në një lulishte.

Një numër i madh lejesh për godina të larta, kishin qenë përfshirë dhe në rendin e ditës së mbledhjes së mëhershme në 17 korrik. Janë të paktën 16 leje për godina deri 43 kate që janë shqyrtuar në atë mbledhje, e deri tek aprovimi i rikonstruksionit të pallatit pranë QSUT që u përfshi nga flakët në prill të këtij viti. Punimet do të realizohen nga vetë kompania Arlis Construction.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe leja për zhvillimin e objektit “Rijetëzimi i Stadiumit Selman Stermasi” në Tiranë. Përveç stadiumit të ri, janë parashkuar dhe një hotel 23 kate, dhe një pallat banimi 25 katësh. Ndërtimi i tyre parashikohet të realizohet nga tre kompanitë “Plateau Spv” sh.p.k, “Cairn Spv” sh.p.k dhe “Gorge Spv” sh.p.k, të treja të kontrolluara nga “Albanian Investment Construction”, me ndërtuesin Alban Peza që zotëron 75.5 përqind të shoqërisë.

Të paktën 27 leje ndërtimi për godina shumëkatëshe, kanë qenë në rendin e ditës edhe në mbledhjen e 13 gushtit të KKTU.

Por përveç ndërtesave të larta, në të tre mbledhjet e verës së Këshilit Kombëtare të Territorit dhe Ujit ka patur kërkesa të shumta dhe për hotele, nga veriu në jug, bujtina, resorte, ndërtesa industriale apo investime në sektorin e energjisë.

Previous Post

Gjyshërit e vetmuar shkojnë të shohin një shtëpi për shitje, por kur gjejnë fotot mbi tavolinë habiten dhe nuk kuptojnë asgjë

Next Post

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti Eraldo Fizi

Next Post
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti Eraldo Fizi

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.