• Latest
  • Trending
“Ishte i pesti që u hodh nga ballkoni i spitalit”, Irena rrëfen humbjen tragjike të bashkëshorti

“Ishte i pesti që u hodh nga ballkoni i spitalit”, Irena rrëfen humbjen tragjike të bashkëshorti

October 4, 2026
U shfaq në videot intime, Blerina Matraku kërkon ndjesë publike: Sot ju lutem publikisht..

U shfaq në videot intime, Blerina Matraku kërkon ndjesë publike: Sot ju lutem publikisht..

October 4, 2026
Dy të rinjë shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi (EMRAT)

Dy të rinjë shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi (EMRAT)

October 4, 2026
20-vjeçari me motor i merr jetën të moshuarës në Tiranë. Identifikohen viktima dhe i riu

20-vjeçari me motor i merr jetën të moshuarës në Tiranë. Identifikohen viktima dhe i riu

October 4, 2026
E pabesueshme/ E dini sa kushton një qen i rracës Border Collie?

E pabesueshme/ E dini sa kushton një qen i rracës Border Collie?

October 4, 2026
“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e Adi Hilës po..

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e Adi Hilës po..

October 3, 2026
“Disa fjalë për Klaudian dhe vajzat..”, këngëtarja shkruan për gruan e Adi Hilës: Isha 14 vjec kur qëndrova në shtëpinë tuaj..

“Disa fjalë për Klaudian dhe vajzat..”, këngëtarja shkruan për gruan e Adi Hilës: Isha 14 vjec kur qëndrova në shtëpinë tuaj..

October 3, 2026
“Do kthej Përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë”, kandidatit për President në Austri premton..

“Do kthej Përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë”, kandidatit për President në Austri premton..

October 3, 2026
Videot intime, reagon Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem. I kërkoj publikut të..

Videot intime, reagon Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem. I kërkoj publikut të..

October 3, 2026
“Live me Luizin”/ Eli Fara rrëfen momentin e saj sikletshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

“Live me Luizin”/ Eli Fara rrëfen momentin e saj sikletshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

October 3, 2026
Videot e Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici..

Videot e Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici..

October 2, 2026
Kërkon grua të dytë dhe vendos kushte të pazakonta, çifti habit me njoftimin!

Kërkon grua të dytë dhe vendos kushte të pazakonta, çifti habit me njoftimin!

October 2, 2026
Video me Adrian Hilan, këngëtarja Eli Fara thyen heshtjen

Video me Adrian Hilan, këngëtarja Eli Fara thyen heshtjen

October 2, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

“Ishte i pesti që u hodh nga ballkoni i spitalit”, Irena rrëfen humbjen tragjike të bashkëshorti

admin by admin
October 4, 2026
in News
0
“Ishte i pesti që u hodh nga ballkoni i spitalit”, Irena rrëfen humbjen tragjike të bashkëshorti

Një dashuri e lindur në një kohë të vështirë, një familje e ndërtuar mes sakrificash dhe një ndarje që erdhi jo për shkak të mungesës së dashurisë, por përballë një beteje të rëndë me sëmundjen. Irena rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” historinë e marrëdhënies me bashkëshortin e saj, një ish-i burgosur politik, me të cilin u largua nga Shqipëria pas rënies së komunizmit.

Ata shkuan fillimisht drejt Greqisë, ndërsa më pas u vendosën në Belgjikë. Por jeta do t’i përballte me një tjetër sfidë të jashtëzakonshme. Bashkëshorti i Irenës u përball me një sëmundje të rëndë mendore dhe, pavarësisht se çifti u divorcua, ajo tregon se nuk e braktisi kurrë. Për 22 vite, Irena thotë se bëri gjithçka për të qenë pranë tij dhe për ta mbrojtur, ndërsa dy djemtë e tyre vijuan ta kishin babain pjesë të jetës së tyre.

Humbja e tij do të ishte edhe më tragjike. Gjatë pandemisë së COVID-19, ai humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i spitalit. “Ishte i pesti që u hodh nga ballkoni i spitalit”, rrëfeu Irena mes emocioneve, duke pranuar se e kishte përjetuar shumë rëndë atë moment.

Irena: Unë kam ardhur që të bëj edhe një përpjekje të fundit, ndoshta. Sepse kam nëntë vjet pa i takuar dhe pa pasur asnjë lloj komunikimi me dy fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë, të vëllait tim të ndjerë që ka 9 vjet që ka vdekur.

Ardit Gjebrea: Flasim pak për jetën tuaj fillimisht?

Irena: Unë jam nënë e dy djemve të rritur sot. Jam rritur në një familje katër veta, unë vëllai dhe dy fëmijët e mi. Unë kam lindur në Korçë, por jam rritur dhe kam jetuar në qytetin e Laçit, deri në kohën e demokracisë. Unë nuk arrita dot që të bëja shkollën e lartë, siç ishte politika atëherë, për shkak biografie. Unë bëra një kurs për rrobaqepëse, kurse vëllai im i ndjerë pati fatin që të ndiqte shkollën e lartë. Vëllai erdhi të bënte shkollën në Tiranë, prindërit shitën shtëpinë që kishim në Laç dhe jetuan në Tiranë. Unë kur u ktheva nga Belgjika sapo kishin hyrë në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Si shkove në Belgjikë?

Irena: Sapo erdhi demokracia, mua nuk më interesoi asnjë gjë dhe ika në Belgjikë. Ika me bashkëshortin pa bërë martesën akoma. Ikëm në Greqi në fillim…

Ardit Gjebrea: Çfarë bëri që e le Greqinë?

Irena: Bashkëshorti im i ndjerë ka qenë një ish-i burgosur politik, letrat në Greqi i kishim, por ai e ndjente veten akoma të persekutuar.

Ardit Gjebrea: Ti thua bashkëshorti im i ndjerë, çfarë ka ndodhur?

Irena: Bashkëshorti im ka ndërruar jetë pas 6 vitesh dhe kam qenë e divorcuar 16 vite para me të. Ne shkuam në Belgjikë bashkë dhe më pas u ndamë, sepse na ndoqën pas problemet e sistemit me të cilin jetuam. Nuk kishim probleme në çift. Fëmijët e mi janë edhe sot në shtëpinë e babait të tyre, unë jam e nderuar në shtëpinë e babait të tyre.

Ardit Gjebrea: Pra ndarja juaj ishte një ndarje mirëkuptimi?

Irena: Arsye të një sëmundjeje të rëndë mendore. Im shoq hoqi një nga torturat më të rënda në rrethin e Krujës, në kohën e sistemit. Ishte një djalë trim dhe një djalë i besës. Kur u sëmur djalin e vogël e kisha 3 vjeç dhe të madhin 12 vjeç. Ishte një zgjedhje e vështirë, por nuk e braktisëm, thjesht jetonte në shtëpi më vete. Nuk bëra gjyq. Shkak për vdekjen e tij u bë covid-i. Ishte i pesti që u hodh… I pesti që u hodh nga ballkoni i spitalit. E kam përjetuar edhe shumë keq. Nuk u ndava me atë, sepse ai ishte i keq, apo se më kishte dhunuar. Në 22 vite e di unë se si ia kam dalë. Por, për çdo gjë unë konsultohesha me babain time.

Previous Post

U shfaq në videot intime, Blerina Matraku kërkon ndjesë publike: Sot ju lutem publikisht..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.