Skip to content

Ngjarje e rëndë: E zënë poshtë materialet e ndërtimit, humb jetën pronari i objektit. Ishte duke..

    Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Vlorë, ku një person humbi jetën pasi e zunë poshtë materiale të rënda. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndërruar jetë pronari i objektit, Ylli Shakaj.

    Raportohet se atij i kanë rënë sipër materiale ndërtimi tip sanduiç teksa ka qenë duke kaluar pranë tyre.

    Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, pasi dyshohet se trupi i viktimës ndodhet i bllokuar nën materialet e rënda.

    Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit.

    Vlorë/Informacion paraprak

    Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.

    Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.