Skip to content

Ndryshon Moti/ Ja kur rikthehen reshjet e shiut dhe cfarë pritet ditët në vijm..

    Meteorologia Lajda Porja deklaroi se java do të nisë me mot të qëndrueshëm, ndërsa ndryshimi i kushteve atmosferike pritet të nisë nga dita e enjte, me reshje më të dendura gjatë së premtes.

    Sipas Porjës, ditët në vijim do të karakterizohen përgjithësisht nga mot i qëndrueshëm.

    “Deri të enjten moti pritet të jetë i qëndrueshëm, ndërsa do të ketë rënie të lehta të temperaturave në ditët në vijim”, tha meteorologia.

    Ndryshimi i situatës atmosferike pritet të nisë të enjten, kur do të shtohen vranësirat. Në orët e vona të kësaj dite priten reshje të pakta në zonat veriore të vendit.

    E premtja pritet të sjellë reshje në të gjithë territorin, të cilat në disa zona mund të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

    Të shtunën reshjet do të vijojnë, por me intensitet më të ulët, ndërsa të dielën pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.