Skip to content

I gjithe vendi pret dorëheqjen e tij, Edi Rama merr vendimin e fundit

Ndërkohë që Shqipëria prej e ditësh është nën pushtetin protestave masive nga të rinjve, të cilët janë përleshur masivisht me policinë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen.

Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, tha Rama në përgjigjet me shkrim për Reuters.

Më tej kreu i qeverise tha se “Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të adresoj shqetësimet legjitime dhe ta ndihmoj Shqipërinë të ecë përpara. Alternativa do të ishte tradhtia ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Rama tha se do të ishte gati të diskutonte koston në rritje të arsimit, por shtoi: “Sulmi ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe kërcënimi i sigurisë publike nuk kanë të bëjnë fare me kërkesat legjitime të studentëve.”

Protestat shënojnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili fitoi një mandat të katërt vitin e kaluar, shkruan Reuters.

“Korrupsioni duhet të përballet dhe, siç e ka riafirmuar vetë BE-ja së fundmi, Shqipëria po e përballon atë si kurrë më parë”, tha Rama.