Skip to content

Pamje shumë të rënda, polici i sulet qytetarit dhe e plas në tokë

  • by

Një skenë e shëmtuar ajo që shikoni mç videon e mëposhtme, ndodhur pak minuta më parë në Tiranë pranë ministrisë së Arsimit.

Një polic, më së paku i papërgjegjshëm në mënyrën si veproi, iu sul këtij qytetari që ndodhej pranë protestës dhe e hodhi në tokë duke e përplasur me trup pa pikë mëshire.

Policia përdori edhe parzmoren e tij për ta hedhur në tokë qytetarin i cili duket në pamje i tmerruar nga ajo që i ndodhi.

Ndërsa në sfond dëgjohen klithma të qytetarëve të tjerë që u tmerruan nga akti i paligjshëm.

Pyetjes së noa.al “a ka ndonjë reagim Policia e Shtetit për këtë akt dhune të punonjësit të policisë ndaj qytetarit”, Policia e Shtetit nuk i dha një përgjigje deri në publikimin e këtij raporti.