Skip to content

Fluturime shtesë nga Izraeli drejt Shqipëri, TIA bën Njoftimin e rëndësishëm

Aeroporti i RInasit ka bërë NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM duke treguar se sipas tyre nuk ka asnje fluturim shtesë nga Izraeli drejt Tiranës sipas tyre.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) sqaron se fluturimet nga dhe drejt Tel Avivit vijojnë sipas programit të planifikuar, pa shtim apo reduktim të frekuencave.

Dy fluturimet e ditës së sotme janë pjesë e programit veror, i cili zgjat deri në fund të tetorit. Përgjatë këtij sezoni, tri linja ajrore operojnë me mesatarisht 22–24 fluturime në javë.

Ndërsa për sezonin dimëror 2026–2027, kompania ajrore EL AL ka planifikuar fluturime me një frekuencë prej dy herësh në javë. Gjithashtu, këto linja ajrore bashkëpunojnë me operatorë turistikë, të cilët prej disa kohësh sjellin turistë në Shqipëri.

Për informacion të përditësuar mbi oraret dhe statusin e fluturimeve, pasagjerët ftohen të konsultojnë faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, www.tirana-airport.com, si dhe kanalet zyrtare të kompanive ajrore.