Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka zbuluar për herë të parë pamjet nga ambienti ku pretendohet se dhjetëra të rinj protestues, gjimnazistë e studentë janë dhunuar nga policia pas arrestimit të tyre në protestë.
Një video nga ky ambient doli në rrjete sociale mbrëmjen e djeshme, por për të Policia e Shtetit pati një qëndrim mohues.
Sot kreu i Mundësia ka qenë vetë në këtë ambient, pas dëshmive të marra nga të rinjtë e arrestuar të cilit i takoi personalisht në Komisariatet ku mbahen në kryeqytet. Ai tha se ka dëgjuar prej tyre se policia i ka torturuar e terrorizuar.
“Ju kujtohet ambienti që doli dje ku doli video ku kishte me dhjetra protetues të shtrirë barkas? Ky është ambienti. Sot pata mundësinë me dhjetëra dëshmi nga të rinj dhe të reja që kanë qenë këtu barkas të shtrirë ndërkohë që dhunoheshin.
Kam dëshmi personale nga secili prej tyre. Kanë qenë këtu në këtë ambient: Brajan Begaj, Zamir Sala, Luzi, Cenolli, Peposhi, Bracaj, Ruçi, 17 vjeç, Gurakuqi 17 vjeç, Prenga 17 vjeç, Shehu 19 vjeç, 16 vjeç, 15 vjeç.
Kanë qenë këtu në këtë ambient, që Policia e Shtetit tha që nuk iu rezultonte
Në këtë ambient janë mbajtur të rinjtë, janë dhunuar. Fjalët që kam dëgjuar prej tyre kanë qenë terror, kasaphanë, torturë. Ka qenë me gjak, do e kenë pastruar tani”, shprehet Shehaj.
Sipas kreut të Mundësia, ky është një krim shtetëror për të cilin Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi.
“Ky është një krim shtetëror për të cilin Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Shehaj teksa nënvizon se dhjetëra gjimnazistë e studentë u trajtuan si qenie çnjerëzore.
REAGIMI I PLOTE
Ju kujtohet ambienti që doli dje ku doli video ku kishte me dhjetra protestues të shtrirë barkas?
Ky është ambienti
Sot pata mundësinë me dhjetra dëshmi nga të rinj dhe të reja që kanë qenë këtu barkas të shtrirë ndërkohë që dhunoheshin.
Kam dëshmi personale nga secili prej tyre
Kanë qenë këtu në këtë ambient: Brajan Begaj, Zamir Sala, Luzi, Cenolli, Peposhi, Bracaj, Ruçi, 17 vjeç, Gurakuqi 17 vjeç, Prenga 17 vjeç, Shehu 19 vjeç, 16 vjeç, 15 vjeç
Kanë qenë këtu në këtë ambient, që Policia e Shtetit tha që nuk iu rezultonte
Në këtë ambient janë mbajtur të rinjtë, janë dhunuar.
Fjalët që kam dëgjuar prej tyre kanë qenë terror, kasaphanë, torturë.
Ka qenë me gjak, do e kenë pastruar tani. Kjo është.
Ky është një krim shtetëror për të cilin Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi.