Skip to content

PAMJE TË RËNDA / Përgjaket protesta te Kryeministria! Qëllohet në fytyrë një burrë me..

  • by

Pamjet më të rënda deri më tani janë regjistruar përpara godinës së Kryeministrisë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë marrë përmasa të frikshme.

Një burrë ka mbetur i plagosur dhe është gjakosur totalisht në fytyrë pasi është goditur direkt nga një prej gëzhojave të bombolave të gazit lotsjellës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gëzhoja e lëndës lotsjellëse është lëshuar nga forcat e rendit në lartësi njerëzore, duke e kapur qytetarin drejtpërdrejt në pjesën e fytyrës.

I mbuluar nga gjaku dhe në gjendje tronditjeje, i dëmtuari është ndihmuar menjëherë nga protestuesit e tjerë dhe qytetarët e pranishëm në bulevard, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë thirrur me urgjencë shërbimet mjekësore.

Përdorimi i gazit lotsjellës në nivelin e trupit dhe lartësinë e syve po shkakton lëndime gjithnjë e më të rënda mes pjesëmarrësve, ndërsa paniku dhe revolta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë rritur ndjeshëm./balkanweb/