Skip to content

“Bëni gabim që mendoni se është çështje ditësh” Rama flet për protestat me një gur në dorë: Me keqardhje them se..

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përshkallëzimit të dhunshëm të protestave në Tiranë, duke sjellë në vëmendje ngjarjet e “21 Janarit 2011” për të paralelizuar reagimin e forcave të rendit dhe situatën aktuale në bulevardin kryesor.

    Kreu i qeverisë dënoi ashpër përdorimin e dhunës ndaj efektivëve të policisë, ndërsa theksoi se udhëzimi kryesor për trupat e sigurisë mbetet vetëpërmbajtja me qëllim shmangien e viktimave apo pasojave tragjike.

    “Kërkohet gjak! Unë e di historinë e këtij bulevardi. I kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën më 21 janar, kur nuk u prek asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe ku u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital sepse i priste druri dhe u mjekuan nga shtëpia,” deklaroi Rama.

    Ndërsa i cilësoi si kriminelë ata që përdorin gurë, zara hekuri e vidha kundër policisë, Rama nënvizoi se ruajtja e jetës së të rinjve është prioriteti kryesor i autoriteteve:

    “Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vidha për t’i nxjerrë sytë policisë, janë kriminelë. Janë fëmijë shqiptarë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Vetëpërmbajtja është A dhe ZH,” përfundoi kryeministri.

    Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë akuza të reja dhe të ashpra lidhur me përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave në kryeqytet, duke deklaruar se brenda turmës vepron një bërthamë e strukturuar prej 200 deri në 300 personash të maskuar, të cilët financohen për të shkaktuar kaos.

    Sipas kreut të qeverisë, ky element — të cilin ai e emërtoi si “grupi i zjarrit” — nuk ka asnjë lidhje me kauzën e studentëve apo me kërkesat rinore, por po përdoret si mjet goditës kundër institucioneve dhe efektivëve të rendit.

    “Gurët e trotuareve po përdoren si armë vdekjeprurëse”

    Duke iu referuar mjeteve të përdorura gjatë përplasjeve të ditëve të fundit, Rama shfaqi prova materiale nga dëmet e shkaktuara në infrastrukturën e kryeqytetit, duke nënvizuar shkallën e lartë të rrezikshmërisë për jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit:

    “Ky është një nga mijëra gurë të shkulur për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht armë që mund të bëhet vdekjeprurëse. Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë, janë kriminelë.”

    Thirrje për vetëpërmbajtje dhe mbështetje për trupat e rendit

    Megjithë akuzat ndaj organizatorëve të dhunës, kryeministri përsëriti udhëzimin e tij për forcat e sigurisë që të tregojnë kujdes maksimal në terren për të evituar përshkallëzimin fatal të situatës:

    “Janë fëmijë shqiptarë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Vetëpërmbajtja është A dhe ZH.”

    Kreu i kabinetit qeveritar shtoi se ndonëse dëmet materiale po riparohen me shpejtësi nga ekipet e pastrimit, pasojat më të mëdha politike e shoqërore do të bëhen objekt deklaratash të mëtejshme gjatë orëve në vijim, ndërsa vendi ndodhet në ditën e gjashtë të tensioneve.