Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me trupin e pajetë që u gjet mesditën e sotme në Lumin Lanë. Sipas Policisë, viktima është një burrë rreth të 60-tave, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
