Në takimin me forcat policore, në mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama tha se as kostoja e jetesës nuk ulet dhe as problemi i strehimit nuk zgjidhet duke djegur bizneset dhe institucionet.
Rama falenderoi policët që janë në front dhe bëri të ditur se për secilin prej tyre do të jepen 2500 euro. Po ashtu kryeministri premtoi rritje të konsiderueshme pagash që nga 1 janari 2027.
Kryeministri Rama tha se të gjithë ata që janë vënë përballë policisë do të duhet të paguajë, përfshirë edhe prindërit që nuk kontrollojnë fëmijët e tyre.
“Nuk është diçka që po e them sot, si rezultat i kësaj që po ndodh, se jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisin buxhetin e ri, ministri e ka thënë dhe publikisht se ne do të rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj se në krye të herës, kur policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur me disa këtu që shtynin makinat se mbaronte karburanti në rrugë bëmë rritje të konsiderueshme atëherë, për ti thënë policinë se ju jeni themeli i shtetit. Por në vite e vërteta është se nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim para disa javësh.
Kështu me buxhetin e ri nga janari, pagën tuaj do ta rrisin në mënyrë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, sakrificën, kurajon dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë jo vetëm këtyre por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë policinë, kërkojnë që policia të dorëzohet, e do tu vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front sepse keni jo vetëm stresin por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment në gjëra ekstra. Dhe vendosëm kështu për të bërë mos bërë asnjë diferencë.”
