Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bathore, ku dy vëllezër humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Repartit në Zall Herr, raporton noa.al.
Viktimat janë Selam Islami dhe Nazmi Islami, të cilët u qëlluan me armë zjarri.
Nga të dhënat paraprake, në drejtim të tyre dhe vëllait të tretë është qëlluar nga një person i identifikuar si Ngushëllim Manzi, 40 vjeç.
Manzi është personi që dyshohet si autor i krimit dhe raportohet se është ushtarak.
Vëllai i tretë i viktimave, Shefqet Islami, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia po punon për sqarimin e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi krimi.
